all Fillimi Travel

What to do in Mexico

17/02/2017

Nëse keni vendosur të vizitoni Meksikën dhe plazhet e saj, mund t’ju jap disa këshilla të vogla për vendet që duhet të shikoni dhe të frekuentoni, plazhet apo “haciendat” (fermat), duke qenë se sapo jam kthyer nga ai vend i mrekullueshëm.

Gjithmonë kam pasur një lidhje të fortë me Meksikën, për shkak të filmave, faktit që më pëlqejnë shumë kërcimet si salsa apo bachata, por edhe sepse jam një fanse e muzikës së ndier meksikane apo latine. Për të kuptuar edhe më mirë këngët që dëgjoja apo kërceja, apo edhe për të kuptuar filmat në spanjisht, vendosa ta mësoja këtë gjuhë në një moshë të hershme dhe sot e zotëroj më së miri.

Kisha pritur mjaft për të vizituar atë vend derisa erdhi çasti i duhur.

Vendosa ta nisja me pjesën e plazheve “Riviera Maja”, 30 minuta larg Kankunit dhe qëndrova në një hotel që jua këshilloj të gjithëve, “Grand Velas”, buzë detit; gjithashtu ju këshilloj të provoni restorantin “La Passion”, ndërsa për ushqim tradicional meksikan në Kankun, restorantin “Habichuela”.

Ndër vendet që duhet të vizitoni, restorantet apo Spa-të, janë hotelet “Grand Velas” dhe “Rosewood Mayacoba”, mjaft pranë njëri-tjetrit.

winter-special-2016-at-grand-velas-riviera-maya-mexico

Grand Velas Hotel

mevlani-7138

Photo by Arturo Lopez

mevlani-7150

Photo by Arturo Lopez

mevlani-7143

Photo by Arturo Lopez

mevlani-7139

Photo by Arturo Lopez

– Bëni një vizitë në qendër të Kankunit, në zonën ku ndodhen edhe dyqanet “La Isla”.

– Nëse keni mundësi, merrni një “ferry” dhe vizitoni këta dy ishuj: “Isla Mujeres” dhe “Cozumel”, ku mund të provoni një eksperiencë të paharrueshme në zhytje.

isla-mujeres-aerial-6

Isla Mujeres

image4

La Isla shopping center

– Një tjetër veçanti për t’u provuar në këto zona, janë mrekullitë, ujërat nëntokësore që quhen “cenote” dhe ku duhet të notoni patjetër. Ndodhen kudo dhe ka mjaft në tërë zonën.

tmg-facebook_social

Cenote to swim

– Nuk duhet të humbisni edhe “Jungle Safari”. Hoteli ku do të qëndroni mund t’ju sugjerojë një afër jush.

– Nëse ndodheni në zonën e “Playa del Carmen” apo në Kankun, mos e humbni mundësinë për të kaluar dy apo tre net në Tulum, ku deti është një përrallë dhe ka mjaft bare, organizohen festa rinore apo aktivitete të ndryshme, si për shembull të merrni biçikleta me qira apo të bëni sporte të ndryshme.

dscn0164

dscn0159

dscn0156

dscn0157

dscn0158

16763460_10210598170504928_928856405_o

Nëse mund të organizoni një transport, nuk duhet të humbisni “Chichen Itza”, rrënjët e vjetra të fiseve “Maya” dhe piramidat e tyre, 3 orë larg nga Kankuni me makinë.

dscn0168

Old Mayan walls

dscn0200

Old Mayan walls

dscn0175

dscn0197
16776115_10210599724263771_1529200826_o

16810482_10210599792945488_1245536241_o

16776006_10210599808145868_1160222253_o

Gjatë kësaj rruge ka një qytet shumë të bukur për të parë dhe për të bërë foto, që quhet Valadolid. Gjithashtu, një orë larg piramidave ndodhet Hukatani, (Yucatan), me kryeqytet Meridën, ku ka gjithashtu shumë “hacienda” të mrekullueshme, tamam si ato të filmave, ku edhe ju këshilloj të kaloni një ose dy net. Unë përzgjodha haciendën “Temozon” dhe më pëlqeu mjaft eksperienca në të.

d02c8e8c475861c6009af2551a54993f

Valladolid

valladolid

Valladolid

maya_gallery_hotel_2

exterior_hacienda_temozon

Hacienda Temozon

002039-08-presidential-suite-bedroom

Hacienda Temozon

dscn0224

Hacienda Temozon

dscn0254

dscn0226

Ju mund të dëshironi

4 Comments

  • Reply Teja 04/03/2017 at 01:34

    Canon camera

  • Reply Sandy oliva 04/03/2017 at 16:21

    Seguido

  • Reply Geralda 04/03/2017 at 19:36

    Followed

    • Reply Geralda 04/03/2017 at 19:38

      Amazing

    Leave a Reply

    Këtë e pëlqejnë %d blogues: