Diary Fillimi

Veshjet e mia të preferuara në periudhën e Vjeshtës

19/10/2020

Unë e adhuroj vjeshtën, sepse në këtë stinë mund të eksperimentoj me stilin, mund të vesh modele të ndryshme dhe të kombinoj ngjyrat.

Njëra nga veshjet e mia të preferuara në vjeshtë është pardesyja. I adhuroj pardesytë, sepse ato duken shumë bukur. Mund të vesh një fustan, një palë çizme dhe ta plotësoj veshjen me një pardesy. Ndonjëherë, edhe të veshësh vetëm pardesynë mjafton, sepse ajo mund të shërbejë edhe si fustan. Ndonjëherë tjetër, preferoj ta kombinoj pardesynë me një palë xhinse dhe prapë dukem bukur.

 

Sugjerimet tona

ZARA leather trench coat

 

H&M Short trench coat

 

Stuart Weitzman leather over the knee boots at Net-a- Porter

 

Çizmet e lëkurës janë zgjedhja ime e preferuar gjatë vjeshtës, sepse ato i kombinoj me një fustan, pa qenë nevoja të vesh geta. Prandaj më pëlqen vjeshta, sepse ajo të jep mundësi të kombinosh veshje nga më të ndryshmet.

 

Sugjerimet tona

Redemption Draped belted striped crepe mini shirt dress at Net-a- Porter

 

Valentino velvet mini dress at Farfetch

 

Isabel Marant Denvee leather knee-high boots at MYTHERESA

 

Një veshje tjetër e domosdoshme për mua në vjeshtë janë bluzat oversize, të cilat zakonisht i kombinoj me xhinse ose fund. Ato janë zgjedhje e përsosur për në vjeshtë.

 

Sugjerimet tona

James Perse cashmere sweater at Net-a-Porter

 

Max Mara satin midi skirt at Net-a-Porter

 

The Row Zipped 1 leather ankle boots at MYTHERESA

 

 

Në jetën e përditshme, xhaketat oversize janë të padiskutueshme në pamjen time. Ato unë i kombinoj me funde, pantallona, xhinse, dhe me bluza ose kanotiere të ngushta. Unë mendoj se xhaketat oversize janë të domosdoshme për stinën e vjeshtës.

 

Sugjerimet tona

Wolford Tokio Thong Body

Zara oversized blazer

Zara mom fit jeans

 

TOTÊME Oversized blazer at Net-a-Porter

 

LVIR oversized blazer at Net-a-Porter

 

Një tjetër veshje që më pëlqen kur është ngrohtë është një fund i shkurtër i kombinuar me një xhaketë të shkurtër dhe këpucë me platformë të cilat janë shumë të domosdoshme.

 

Sugjerimet tona

Zara cropped blazer

 

Zara mini skirt with pockets

 

Prada Leather platform brogues at Net-a-Porter

 

Dr. Martens Holly Leather Platform Shoes

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: