all Diary

THE ART OF ABSTRACT (AND OTHER PAINTINGS)

04/12/2015

Para shumë vitesh, kur isha adoleshente, gjatë një udhëtimi me shoqet për në Barcelonë, vendosëm të vizitonim muzeun e Salvador Dalit në atë qytet. Kisha dëgjuar për këtë piktor, ashtu si edhe për shumë piktorë të tjerë, por asnjëherë nuk kisha qenë e mirinformuar për artin e të pikturuarit, deri në atë moshë. Në këtë muze kishte shumë piktura të tij dhe madje edhe foto. Pikturat ishin surrealiste dhe duhej shumë kohë që të përqendroheshe në një pikturë për t’i nxjerrë asaj kuptimin… Për shkak të shkollës ishim mësuar t’u nxirrnim kuptim vetëm poezive, por kuptova që edhe arti i të pikturuarit nuk ishte aq larg poezive që pëlqeja aq shumë t’i zbërtheja. Çdo pikturë mbartte një kuptim, një mesazh, dhe çdo pikturë ishte një botë më vete që orët nuk mjaftonin për ta shijuar. Kështu, në këtë muze humba orë e orë të tëra duke parë pikturat e tij dhe si pa e kuptuar më iku gjithë dita atje (madje as nuk më mjaftoi e gjithë dita). Doja të kthehesha sërish në atë muze, por duhej të largoheshim nga Spanja, kështu që sapo u ktheva në Tiranë fillova të lexoja për artin e tij. Më shumë në mendje më mbeti ikona e buzëve që ishte gati kudo në muze, madje edhe në një kolltuk të madh, të kuq, në formë buzësh. Krahas Dalit, gjatë kërkimit tim për piktura, u njoha edhe me shumë piktorë të tjerë, me emra të mëdhenj si Vincent Van Gogh, Picasso, Frida Kahlo, Michelangelo, Rembrant, Renoir, Monet, Tintoretto, madje edhe shumë të rinj prej të cilëve Jack Vettriano është i preferuari im. Gjatë kësaj periudhe fillova të vizitoja më shumë ekspozita sa herë që udhëtoja ose kishte ndonjë ekspozitë të hapur diku dhe më pëlqente të përhumbesha në botën e pikturave duke tentuar t’i jepja secilës nga një kuptim dhe shumë prej tyre më kanë mbetur vërtet në mendje. Ashtu si për piktorët e huaj, edhe në Shqipëri kam ndjekur mjaft ekspozita, por më duhet ta pranoj se i preferuari im mbetet Gazmend Leka, për faktin se në pikturat e tij kaloj mjaft kohë për t’u gjetur kuptim, për t’i shijuar dhe ndoshta sepse i përshtaten shumë shijes sime (shije kjo që shkon deri diku për tek abstraktet). Më pëlqejnë shumë ato lloj pikturash që nuk mund të zbërthehen kollaj, që të lënë vend të fantazosh dhe sa herë i sheh, gjen diçka që nuk e ke parë më parë.

My favorite paintings:

1- The old guitarist – Pablo Picasso

2- Swans reflecting elephants – Salvador Dali

3- 7 days of creations – Salvador Dali

4- The persistence of memory – Salvador Dali

5- The kish – Pablo Picasso

6- Tree of hope – Frida Kahlo

7- Fall of man within the Sistine Chapel Ceiling – Michelangelo

8- Caffe terrace at night – Vincent Van Gogh

9- The singing butler – Jack Vettriano

10- Back where you belong – Jack Vettriano

Dress: Diane Von Furstenberg

Shoes: Diane Von Furstenberg

The lip ring: Argjendari Pirro

The eye ring: Delfina Delettrez



Photography: Anjeza Dyrmishi

Makeup : Egerta Shehu Gstudio

Environment : Vila Vecchia

Pictures i photo: Arkond Canaj

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: