Beauty Tips Fillimi

Tendencat e thonjve për sezonin Pranverë/Verë 2018

29/03/2018

Nëse duam të flasim për tendencat e thonjve për sezonin Pranverë/Verë 2018, duhet të themi se nuk do të ketë kufij. Të gjitha vajzat mund të zgjedhin modelin dhe format që dëshirojnë. Nga thonjtë e shkurtër tek ata të gjatë në formë ovale; nga ngjyrat nude në nuancat më të guximshme; nga një vijë e thjeshtë te dizajne nga më të larmishmet, ky sezon ju lejon të bëni çfarë të doni. Por nëse jeni tip që ju pëlqen të ndryshoni shpesh modelin e thonjve, atëherë keni nevojë për pak frymëzim dhe java e modës është gjithmonë aty për t’ju ardhur në ndihmë, duke ju udhëzuar për trendet më të fundit. Në të gjitha koleksionet Pranverë/Verë 2018, thonjtë e shkurtër ishin ata që binin më shumë në sy, kështu që specialistët e bërjes së thonjve ishin përqendruar më shumë te ngjyrat mat, por edhe tek ato të shkëlqyeshme. Thjeshtësia nuk preferohet shumë këtë sezon, sepse edhe thonjtë më të thjeshtë kishin ndonjë vijë apo motive florale, madje disa artistë kishin vendosur të shtonin edhe aplikime në thonj, për t’u dhënë atyre një pamje më dramatike.

Më poshtë ju paraqesim disa nga modelet më të fundit të thonjve, që t’ju ndihmojmë të gjeni stilin tuaj:

–          Thonj nude

–          E kuqe pa kohë

–          Thonj shkëlqyes

–          Thonj me aplikim bizhuterish

–          Thonj grafikë

–          Vija të zeza në thonj pa ngjyrë

–          Motive florale

–          Thonj me xixa

–          Thonj me logo

 

3.1 Phillip Lim

 

 

Antonio Berardi

 

 

Antonio Marras

 

 

Blumarine

 

 

Byblos

 

 

Creatures Of Comfort

 

 

Cristiano Burani

 

 

Fenty Puma by Rihanna

 

 

House of Holland

 

 

Jeremy Scott

 

 

Marc Jacobs

 

 

Mugler

 

 

Naeem Khan

 

 

Novis

 

 

Oscar de la Renta

 

 

Philipp Plein

 

 

Preen

 

 

Rebecca Minkoff

 

 

Roksanda

 

 

Sonia Rykiel

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: