Diary Fillimi

Receta ime e preferuar me tërshërë pa gluten

24/11/2020

Unë i kushtoj rëndësi të veçantë ushqimit, sepse dua të kem një regjim të shëndetshëm, që i sjell shumë pozitivitet jetës sime.

Si pjesë e rutinës sime mëngjesore, tërshëra është thuajse kryesorja, për shkak të dobive të saj të shumta. Prandaj vendosa të ndaj me ju një recetë të thjeshtë dhe të shpejtë me tërshërë, që jam e bindur se do t’ju pëlqejë.

Një natë më parë e lë tërshërën në një tas me ujë, që ditën tjetër të jetë e butë dhe të mos i rëndojë stomakut.

Ditën tjetër i shtoj qumësht bajameje dhe i vendos të dyja në një tenxhere, në flakë mesatare ose shumë të nxehtë, ku i lë për 4-5 minuta, duke i përzier herë pas here. I shtoj edhe një lugë gjelle me “flaxseed, almonds brazil, nuts, walnuts & co-enzyme q10” nga Linwoods që të përftoj sa më shumë veti ushqyese si dhe një lugë me “Vital Proteins” me kolagjen. Tërshëra është gati kur të jetë zbutur mirë.

Atëherë e hedh në një tas, i shtoj ca boronica ose banane dhe më në fund e shijoj!

 

Happy Steelcut Oats by Bakery on Main

 

Almond Breeze Unsweetened Low Fat Milk Alternative by Blue Diamond

 

 

Linwoods flaxseed almonds brazil nuts walnuts & co-enzyme q10

 

Vital Proteins Collagen Peptides

 

Produktet i gjeni tek Baronesha

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: