all Style

Paris Fashion Week working day

22/10/2015

Përveç sfilatave dhe mbrëmjeve në javën e modës, një tjetër angazhim imi janë edhe “show room”-et për markat që përfaqësoj në dyqanin tim “Delirium”, të cilat hapen pikërisht në këto data dhe unë duhet të shkoj të bëj takimet përkatëse dhe të zgjedh koleksionin për sezonin e ardhshëm. Në jetë, kam ecur me idenë se kur të pëlqen ta bësh një gjë, nuk quhet më punë dhe unë kam zgjedhur të ndjek rrugën që më bën të lumtur. Normalisht që ky është vetëm fillimi dhe kam ende shumë hapa për të hedhur, por si fillim nuk është keq . Kjo ishte një ditë plot diell në Parisin e zhurmshëm, ku rrugët dukeshin si një pasarelë mode e sofistikuar, të mbushura me njerëz që vraponin nga një sfilatë te tjetra. Kam zgjedhur të vesh këtë kostum klasik Michael Kors si për ditë pune, të kombinuar me sandale nude Givenchy dhe një çantë dore fine Saint Laurent. Për ta thyer sadopak këtë look klasik, kam zgjedhur që poshtë kostumit të vesh një kanotiere deri diku sportive të Dolce & Gabbana. Syzet janë një “fiksim” imi le ta quajmë, pasi i koleksionoj dhe këto janë më të rejat në koleksionin tim, të cilat thjesht i adhuroj. Janë Isabel Marant.

Photo by : Kim Byungjun

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: