Diary Fillimi Style

Veshjet e mia në zyrë

20/11/2018

Zyra ime është vendi i im dytë i preferuar, pas shtëpisë. Kam krijuar një zyrë të vogël dhe të bukur, ku ndihem e lumtur. Nuk do ta quaja punë, nëse nuk do të më pëlqente vendi ku punoj apo ajo që bëj. Zyra ime është e mbushur me kujtime, pasi kam vendosur shumë fotografi ku kam dalë me njerëzit e mi më të dashur. Gjithashtu, kam vendosur nëpër mure postera të idhujve të mi, sepse falë tyre ndihem gjithmonë e frymëzuar.

Nëse do të flasim për veshjet që zgjedh për në punë, duhet të them se përpiqem të gjej veshje sa më të rehatshme, duke marrë parasysh faktin që pjesën më të madhe të ditës e kaloj në punë. Kam tri veshje të ndryshme pune, të cilat do t’ua këshilloja të gjithave, dhe që përpiqem t’i kombinoj herë pas here.

Zgjedhja ime e preferuar ndër to është fundi i ngushtë, i kombinuar me xhaketë. Për takime të rëndësishme, përpiqem t’i shtoj pamjes sime një prekje ekstravagante, kështu që vesh gjithmonë xhaketa të tilla, me dizajn unik, si kjo që shikoni në fotografi, të cilën e kam kombinuar me një fund lëkure. Fakti që punoj në industrinë e modës, ma bën më të thjeshtë zgjedhjen e veshjeve dhe që të eksperimentoj me to.

 

 

Kur e di që më parë se më pret një ditë shumë e ngarkuar, përpiqem të zgjedh veshje sa më të rehatshme. Në raste të tilla, kombinoj streçe me trupore të “Wolford”. Kjo veshje më mban ngrohtë gjatë gjithë ditës dhe është shumë e rehatshme.

 

Në fundjavë preferoj të vesh xhinse, të cilat i kombinoj me një bluzë të thjeshtë ose me trupore. Gjithashtu, vesh edhe xhaketë, që veshja të duket paksa më serioze.

 

Fotograf: Arbnor Allaraj

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: