Beauty Tips Fillimi

Maskat më të preferuara për fytyrën

11/02/2020

Jam kujdesur për fytyrën që kur kam qenë adoleshente. Ndër vite, kam mësuar se për çfarë ka nevojë lëkura ime dhe cilat janë produktet më të mira që e ndihmojnë atë të jetë e mirushqyer dhe e shëndetshme gjatë gjithë kohës.

Unë ndjek një regjim strikt për lëkurën, i cili ndryshon sipas stinëve. Për shembull, regjimi që ndjek në dimër ka dallime nga ai që ndjek në verë. Pasi mësova se ç’është më e rëndësishme për lëkurën time, mësova edhe produktet bazë që duhet të ketë kujdesi për lëkurën, si: pastruesi, tonifikuesi, eksfoliuesi, hidratuesi, serumi dhe maskat. Disave mund t’ju duken shumë produkte për një rutinë të thjeshtë, por asgjë nuk është e tepërT kur flasim për kujdesin për lëkurën.

Maskat për fytyrën kanë qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e regjimit tim të kujdesit për lëkurën. Nuk më pëlqen të përdor gjithmonë të njëjtën maskë, prandaj kam disa, secila me nga një funksion të rëndësishëm.

  1. Elemis Superfood Berry Boost Mask

Mund ta keni vënë re që unë përdor rregullisht produkte të markës Elemis, të cilat kanë shumë përfitime. Maska “Superfood Berry Boost” është ideale për largimin e papastërtive që lëkura mbledh gjatë ditës, dhe eksfolion lëkurën, duke e lënë të butë dhe të hidratuar.

Unë e përdor këtë maskë dy herë në javë dhe e mbaj në fytyrë për dhjetë minuta.

 

  1. Kiehl’s Rare Earth Deep Pore Cleansing Mask

Kjo maskë është e shkëlqyer për të zhdukur poret dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, duke larguar papastërtitë dhe toksinat. Unë e përdor pasi e pastroj lëkurën me një pecetë të lagur dhe e mbaj maskën në fytyrë për dhjetë minuta.

 

  1. Dermastir Peel Off Mask – Vitamin C

Vitamina C ka qenë gjithmonë pjesë e rutinës sime të kujdesit për lëkurën. Sapo zbulova të mirat e Vitaminës C, nuk hoqa dorë më kurrë prej saj. E përdor si serum dhe si maskë për të rritur imunitetin e lëkurës. Maska “Dermastir Vitamin C Peel Off” i jep lëkurës shkëlqim dhe e mbron nga radikalet e lira. Gjithashtu, e përgatit lëkurën për periudhën e ekspozimit në diell dhe e mbron nga plakja e parakohshme.

 

  1. Sarah Champan London SKINESIS 3D Moisture Infusion

Kjo është një maskë e mrekullueshme dhe një produkt që ka fituar çmime. Maska “3D Moisture Infusion” redukton rrudhat dhe i jep lëkurës hidratim maksimal dhe shkëlqim të jashtëzakonshëm.

 

  1. Masque Exfoliant P50 by Biologique Recherche

Kjo është maska ideale për ato që vuajnë nga pigmenti i panjëtrajtshëm i lëkurës. Rezultati është mbresëlënës dhe e lë lëkurën të butë dhe të hidratuar.

 

  1. Masque Vivant by Biologique Recherche

Kjo maskë është fantastike! Nuk jetoj dot pa të! Ajo e shkëlqen, tonifikon dhe rifreskon lëkurën. E ç’mund të dojë një vajzë më shumë se kaq për lëkurën e saj? Gjithashtu, ndihmon edhe ato që vuajnë nga aknet.

 

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: