Beauty Tips Diary Fillimi

Kujdesi për trupin në dimër

27/12/2018

Shumica e femrave priren të kujdesen për trupin kryesisht në stinën e verës. Atëherë është koha kur ato mendojnë se lëkura thahet dhe fillojnë të përdorin krem ose vaj trupi, por nëse i kushtoni rëndësi fytyrës për 365 ditë në vit, është mirë t’i kushtoni të njëjtën rëndësi edhe trupit. Nëse dëshironi të keni gjithë vitin lëkurë të shndritshme, duhet të kujdeseni për trupin edhe në dimër.

Unë kujdesem shumë për trupin. Si rrjedhojë, kam disa produkte që i përdor rregullisht, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe ato më ndihmojnë të kem një lëkurë të butë dhe të mirushqyer gjatë gjithë kohës. Për të pasur atë lëkurën e shndritshme, aq shumë të dëshiruar nga të gjitha femrat, unë kujdesem njësoj si për fytyrën, ashtu edhe për trupin.

Rutina e kujdesit tim për lëkurën e trupit nis me një krem/shampo të mirë trupi, si për shembull Frangipani Monoi Shower Cream nga Elemis, i ndjekur nga një eksfolim i mirë (një deri në dy herë në javë). Gjatë stinës së dimrit, unë përdor Exfoliating Body Scrub for smooth skin nga Clarins, i cili i jep një pamje rinore lëkurës së trupit. Gjithashtu, përdor  Frangipani Monoi Salt Glow nga Elemis, që është i pasur me kripëra minerale dhe hibiskus, që e ushqejnë dhe bëjnë më të butë lëkurën time.

Për të pasur një efekt më të gjatë në kohë nga eksfolimi, mendoj se në rutinën tuaj të kujdesit për trupin nuk duhet të mungojë asnjëherë Lotion P50 Corps nga BiologiqueRecherche. Unë nuk do të heq kurrë dorë prej tij, sepse i sjell vetëm të mira lëkurës sime. Ky locion është i përsosur:

* për të balancuar pehashin e sipërfaqes së lëkurës;

* për të rregulluar sasinë e prodhimit të yndyrës në lëkurë;

* për të rritur efektet e produkteve të tjera;

* për të hidratuar lëkurën.

Gjithashtu, unë i kushtoj shumë vëmendje zonës së dekoltesë dhe të qafës. Kjo pjesë e trupit është shumë e ndjeshme dhe shenjat e para të plakjes së parakohshme të lëkurës vihen re pikërisht aty. Serum Matriciel nga Bioloqique Recherche është produkti i duhur që do t’ju ndihmojë për kujdesin e kësaj pjese të trupit.

Fakti që ushqehem shëndetshëm dhe që stërvitem prej vitesh në palestër, më ka ndihmuar të kem trup të tonifikuar, kështu që unë nuk vuaj nga celuliti. Pavarësisht nga kjo, dua të kem gjithçka në kontroll, kështu që shpesh përdor Lipogen AC nga Biologique Recherche. Vaji ndihmon në reduktimin e celulitit dhe e bën lëkurën time më të fortë dhe më të tonifikuar.

Sa i përket vajit të trupit, dy produktet e mia të preferuara janë: detoxifying body oil nga Amala, që është i përsosur, sepse e mban lëkurën të shndritshme dhe të butë, dhe Frangipani Monoi Body Oil nga Elemis, që mund ta aplikoni edhe te flokët. Unë e pëlqej shumë këtë vaj, sepse ai largon stresin dhe tensionin e gjithë ditës. Është zgjedhja e duhur pas një dite të gjatë e të lodhshme. Përveç vajit të trupit nga Emelis, Frangipani Monoi Body Cream është gjithashtu i përsosur, sepse tonifikon plotësisht lëkurën dhe lë një aromë të mrekullueshme, delikate në të.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: