Beauty Tips Fillimi

Kujdesi për trupin

16/06/2020

Unë nuk lë të kalojë asnjë ditë pa u kujdesur për lëkurën time. Edhe kur udhëtoj, marr me vete produktet më të rëndësishme që ndihmojnë fytyrën dhe trupin tim të jenë gjithë kohën të ushqyera dhe të hidratuara.

Rutina e kujdesit për trupin për mua nis gjithmonë me një pastrim të mirë. Aktualisht, po përdor The Almond Shower Shake nga L’Occitane.

Si skrab për trupin përdor Body Strategist Peel Scrub nga [comfort zone]. Ky skrab është i përsosur për t’u përdorur përpara verës, sepse e përgatit lëkurën për ekspozimin në diell.

Pas dushit përdor gjithmonë Lotion P50 Corps nga Biologique Recherche, sepse ai e përgatit trupin për të përthithur më mirë produktet që do të përdor pas tij. Këtë locion e aplikoj nëpërmjet dorezës prej silikoni të Biologique Recherche për të maksimizuar efektin e Lotion P50 Corps.

Rutina ime vazhdon me përdorimin e Emulsion Corps VIP O2 nga Biologique Recherche, i cili e mbron lëkurën nga sulmet e përditshme dhe gjithashtu e ndihmon atë që të luftojë plakjen e parakohshme.

Kremi anticelulit që unë rekomandoj është Body Strategist Thermo Cream nga [comfort zone]. E përdor atë krem për pjesën e barkut dhe të këmbëve.

Unë i kushtoj shumë rëndësi edhe pjesës së bustit, të cilën e tonifikoj duke e larë në dush me ujë të ftohtë. Pastaj përdor Pure Actives Collagen + Hyaluronic Acid Bust nga Collistar, për të pasur një efekt të shkëlqyer lifting.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: