Beauty Tips Fillimi

Kujdesi per flokët në Verë

28/06/2019

Në stinën e verës të gjithë ndajmë të njëjtin shqetësim: dielli, uji me klor dhe i kripur konsiderohen armiqtë më të këqij gjatë kësaj kohe, sepse i dëmtojnë shumë flokët. Sado që përpiqemi maksimalisht, kur jemi në plazh flokët tanë e humbasin shkëlqimin. Për këtë arsye, unë i kushtoj rëndësi të veçantë kujdesit për flokët, sepse në verë ato thahen, elektrizohen dhe bëhen të yndyrshëm, por sidomos ngjyra e tyre nis të zbehet. Për këtë të fundit ndodh të fajësojmë parukieret, ngaqë nuk kemi më të njëjtën ngjyrë.

Për kujdesin e flokut në verë duhet të keni parasysh disa këshilla bazë:   

Si fillim, duhet të mbani gjithmonë kapele, sepse ajo ju ndihmon shumë. Mbajtja e saj jo vetëm që mbron lëkurën nga rrezet ultraviolet, por krijon edhe një barrierë për ekspozimin e flokëve në diell, mbron nga djersitja dhe uji i kripur dhe largon lagështirën nga flokët. Përveç mbajtjes së kapelës, ka edhe shumë produkte që jua hidratojnë flokët, kështu që blini një para se të niseni për pushime.

Kur jeni në plazh ose në pishinë, flokët priren të thithin kimikate të ndryshme. Kështu, duhet të përdorni patjetër një locion mbrojtës për flokët para se të futeni në ujë. Locione të tilla mund të jenë disa lloje balsami ose trajtues për flokë të dëmtuar. Në këtë mënyrë, flokët tuaj do të përthithin locionin e aplikuar dhe jo klorin apo ujin e kripur.

Unë përdor kremin Kérastase Soleil para dhe pas ekspozimit në diellit. Kremi CC na jep gjithçka për të cilën kemi nevojë çdo ditë: flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim. Kështu, do të jeni të sigurt që flokët tuaj do të jenë të mbrojtur kur rrezet ultraviolet të jenë të fuqishme.

 

Nëse nuk doni të keni flokë të thatë, që për pasojë çon në djegien e tyre, bëni mirë që pas larjes t’i lini të thahen vetë dhe përpiquni të bëni dushe të ftohta.

Unë mendoj se kujdesi për flokët ka të njëjtën rëndësi me kujdesin për lëkurën. Provoni maska flokësh dhe shampo të prodhuara specifikisht për t’u përdorur pas ekspozimit në diell, por mund të bëni edhe trajtime të ndryshme kur shkoni në parukeri. Zgjidhini produktet sipas llojit të flokëve tuaj dhe ato do të duken të shëndetshme gjatë gjithë verës.

Unë përdor shampon Kérastase Bain Après-Soleil, e cila largon mbetjet e klorit, kripës dhe rërës që kanë thithur flokët gjithë ditën në plazh ose në pishina. Kjo i ndihmon flokët të jenë të hidratuar dhe të ushqyer. Për pasojë, ata janë gjithmonë të butë.

Si maskë flokësh unë përdor Kérastase Masque UV Défense Active, e cila riparon flokët e lyer pas ekspozimit në diell, duke i mbajtur ata të shndritshëm dhe duke ruajtur ngjyrën.

 

Kur kam nevojë për mbrojtje maksimale, unë përdor Moroccanoil Treatment, që është e përsosur për t’i mbajtur flokët 100 për qind të ushqyer dhe të butë gjatë gjithë kohës.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: