all Fillimi Style

ITS NEW YORK STYLE!

19/02/2016

Sa herë që sillja ndër mend qytetin e Nju Jorkut në dimër, look-u i parë që mendoja ishte ai “total black”, dhe një look gjithashtu i ngrohtë. Hera ime e parë në Nju Jork ishte një ndër eksperiencat më të bukura dhe Times Square, vendi ku janë bërë këto foto, ishte pikërisht ashtu siç e kisha imagjinuar: i madh, plot ngjyra dhe i zhurmshëm. Jo më kot quhet qyteti që nuk fle kurrë. Për këtë look, sërish pak 90s, kam kombinuar pantallona me bel të lartë Zara, një golf shumë të ngrohtë Wolford, një xhaketë vintage dhe çizmet e mia të preferuara për këtë dimër, “Isabel Marant”. Ndër fotot e mia të preferuara janë edhe ato në lëvizje, shumë të veçanta.

Foto: Eugenio Qose

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: