Beauty Tips Fashion Fillimi

Ikonat e bukurisë që më frymëzojnë

12/07/2018

Dashuria ime për modën është e hershme, një dashuri që më vonë hodhi rrënjë të thella tek unë. Mund të them që kjo është meritë e ikonave të bukurisë së viteve ‘40, ‘50 dhe ’60, të cilat i kam adhuruar që në çastin e parë që i kam parë. E gjej veten tek ato femra sa herë rikthehem në ato vite dhe emocionohem e mendoj se vërtet do të kisha dashur të jetoja në kohën e tyre dhe të ndihesha si ato, që ishin femra me plot kuptimin e fjalës. Ato kanë bërë histori me bukurinë e tyre, por jo vetëm. Gjithmonë kam qenë kureshtare që të mësoja më shumë rreth ikonave të bukurisë së atyre kohërave. Ato gjithmonë kanë ndikuar tek unë për të marrë grimcat e duhura të frymëzimit për modën. Edhe pse sot ato nuk janë më midis nesh, jehona e bukurisë dhe stilit të tyre vazhdon të jetojë dhe do të rrojë sa të ekzistojë njerëzimi.

Bëhet fjalë për ikonat e bukurisë dhe jo vetëm, për të cilat është shkruar e stërshkruar e që kanë shënuar një epokë të tërë me praninë e bukurisë së tyre. Ato jo vetëm që kanë mahnitur me sharmin e tyre, por kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe në botën e modës. Unë sot kam vendosur që të ndaj me ju ikonat e mia të preferuara të bukurisë që më kanë frymëzuar gjatë gjithë kohës për stilin dhe veshjet.

Marilyn Monroe

Marilyn Monroe është “crush” im i parë dhe këtë ndoshta e shpjegon edhe fakti që jemi të dyja shenja Binjakët në horoskop. Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës koketë apo lozonjare, tamam si një fëmijë, dhe unë e gjej mjaft veten në këto karakteristika. E adhuroj atë në të gjitha aspektet; për sa i përket talentit si aktore, që ka lënë gjithashtu gjurmë në botën e kinematografisë, për forcën dhe vetëbesimin që përçonte, por sidomos për mënyrën e jetesës dhe stilit të saj, që më ka frymëzuar gjithmonë.

 

Veshjet që tregojnë dhe theksojnë belin i shihje vazhdimisht tek Marilyn dhe unë i adhuroj pasi gjithmonë kam si referencë që beli të theksohet shumë në një veshje.

Fustanet asimetrike, që Marilyn përdorte shpesh janë të preferuarat e mia gjithashtu dhe kryesisht preferoj t’i marr te firma, si: Vivienne Westwood dhe Rick Owens.

 

Fustani nga  Vivienne Westwood

 

 

Vlen të theksoj se Marilyn më ka frymëzuar edhe për fustanet “off shoulder”; pra, me shpatulla jashtë.

 

 

 

Rrobat e banjës së saj ikonike, kryesisht ato “pin up”, më kanë lënë mbresa në një formë të çuditshme. Unë kam realizuar një shërbim fotografik posaçërisht për to, si memorial për ikonën time të preferuar të bukurisë.

 

 

 

 

Grace Kelly

Fjala klas ka lindur nga Grace Kelly. Ajo ka qenë gjithashtu një frymëzim për mua dhe për stilin tim. Ajo çfarë më ka mbetur në mendje dhe adhuroj më së shumti nga ajo, është fustani i nusërisë së saj.

 

Mendoj se stili im pas moshës 30-vjeçare do të jetë si stili i Grace Kelly-t: shumë klasik, çka nënkupton fundet tipike poshtë gjurit, bluzat e fryra te shpatullat, fustanet klasikë etj.

Dita Von Teese

Dita Von Teese është një ndër frymëzimet më të mëdha për mua për sa i përket veshjeve. Kam qenë vetëm 18 vjeç kur e parë për herë të parë, pikërisht në atë periudhë kur preferoja më së shumti stilin “pin up” dhe njoha dashurinë për vitet `50-`60.

 

 

 

 

Ikonat e bukurisë së kohëve të fundit (New Beauty Icons)

Edhe gjatë kohëve të fundit po shohim shumë femra të bukura, me një stil të pagabueshëm, të cilat po kthehen në ikonë stili dhe bukurie dhe jam e sigurt që edhe këto do të lënë gjurmë në botën e modës.

 

Olivia Palermo

Gjatë përditshmërisë sime preferoj që të mos jem shumë klasike dhe prandaj e gjej veten tek Olivia Palermo, kryesisht në fustanet me çizme që ajo vesh, të cilat i përkasin një stili boho-chic.

 

Kourtney Kardashian

Së fundmi ka filluar që të më pëlqejë edhe Kourtney Kardashian, sepse edhe ajo po mban një stil me pantallona me shtat të lartë, syzet retro të viteve `50 etj. Gjithashtu ajo që kam vënë re është se firma e preferuar e Kourtney është Dolce&Gabbana dhe se shpeshherë e shohim veshur me të. Mund të them që i është përafruar shumë shijes sime për sa i përket veshjes.

 

Meghan Markle

Stili i dukeshës Meghan Markle është shumë i thjeshtë, por me shumë klas në të njëjtën kohë. Përkufizimi i elegancës mund ta përshkruajë më së miri stilin e saj. Me plot bindje mund të them që jam fanse e Meghan Markle.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: