all Beauty Tips Fillimi

HOW TO HAVE A RED CARPET LOOK

16/06/2015

Duke qenë se kam pasur mjaft pyetje për “make-up”-in dhe flokët, sidomos nëpër evenimentet që ndjek, kam vendosur t’ju tregoj disa rregulla bukurie të realizuara me një prej “make-up artist” më të njohura në Shqipëri, Lili Ismailin. Meqenëse fustani im i preferuar Saint Laurent është shumë stil i viteve ‘80, zgjodhëm një look me flokë të mëdha me onde dhe buzëkuq të errët.

Hapi 1 – Krijimi i ondeve dhe volumit; për të pasur këtë model flokësh ne përdorëm mashën e gjerë për flokë me onde të mëdha dhe i kapëm ato me kapëse, që të merrnin sa më shumë formë.

Hapi 2 – Fondatinta dhe konturet; kohët e fundit është bërë shumë i famshëm theksimi i fytyrës me konture të errëta dhe shumë të çelëta. Të errëtat duhen përhapur kryesisht në zonën e faqeve, anash hundës dhe në zonën e nofullave, siç e shihni në foto, ndërsa ngjyrën e çelur ta përdorni për mesin e hundës dhe kryesisht për zonën poshtë syve dhe ballit. Ne kemi përdorur këto dy produkte të Mac që shihni në foto. Më pas përhapim në fytyrë fondatintën me ngjyrën e lëkurës suaj që të bëhen të njëtrajtshme edhe kontrastet e aplikuara.

Hapi 3 – Peneli i syve dhe qerpikët e mëdhenj; unë buzëkuqin e kuq e përdor shpesh, por ky lloj buzëkuqi kërkon sy shprehës por të lyer thjesht, dhe për ta realizuar këtë duhet vetëm një pluhur ngjyrë shumë e hapur në qepalla të syve, si e bardhë ose gri e lehtë, një penel i drejtë dhe të vendosni qerpikë të mëdhenj për të theksuar shikimin.

Hapi 4- Buzëkuqi i kuq; ngjyrat që ne kemi përdorur janë ngjyrat e Mac që shihni në foto, por ju mund të përdorni një ngjyrë të çfarëdoshme të kuqe që ju shkon me veshjen. Mos harroni të përdorni për faqet një ngjyrë sa më natyrale që anon nga pjeshka ose portokallia e lehtë kur keni buzë të theksuara.

Hapi 5 – Lëshimi i flokëve dhe volum; gjatë kohës që u grimova, flokët qëndruan të kapura në mënyrë që të mbajnë sa më shumë ondet dhe i lëshuam ato pasi përfundoi “make-up”-i. Për të pasur volum ulim kokën poshtë dhe pasi e ngremë, i krehim ato me kujdes me një krehër të madh dhe i hedhim llak.

Photography: GELJANT Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: