all Diary

FEELING LIKE ALICE IN WONDERLAND

04/12/2015

Ndonjëherë, të gjithë zhytemi në mendimet tona më të thella dhe mendojmë për detaje (ndoshta edhe të parëndësishme) të jetës. Shpesh analizojmë situata të ndryshme të saj, zhytemi në imagjinata nga më të thellat dhe ndoshta imagjinata është një urë e lidhjes me pavetëdijen tonë, ku, të gjithë, gjejmë një miks ndjenjash dhe ëndrrash të bukura, por ndonjëherë edhe jo të bukura. Megjithatë, kjo është e bukura e jetës. Mua gjithmonë më ka pëlqyer koha që kaloj me veten në çaste të caktuara, duke ëndërruar ose duke imagjinuar situata të caktuara dhe shpesh ndihem vërtet si “Liza në botën e çudirave” kur e gjej veten shumë larg nga këto ëndërrime. Më pas, me një buzëqeshje, kujtoj që kjo është jeta; ajo është e përbërë nga çaste, nga situata herë-herë të çuditshme, si edhe nga momentet kur ëndërrojmë. Madje mendoj se këto momente janë shumë të rëndësishme për të na qartësuar mbi atë çka duam dhe për të na shtruar rrugën e magjishme – tamam si te përralla e Lizës…
Në këtë set, unë doja të shprehja pak nga ajo që unë jam, një ëndërrimtare, një person që herë-herë i pëlqen të shijojë edhe vetminë duke menduar, duke ëndërruar. Jo rrallë e gjej veten shumë larg në këto mendime, por kjo më bën të kem një botë timen, një botë ku gjithmonë gjej një shpjegim dhe gjej “lumturinë” duke parë anët pozitive të jetës, por duke pranuar edhe ato negative. Këtu kam veshur një fund “tutu” nga një stiliste shqiptare e cila i realizon mjaft mirë këta lloje fundesh, Enada At’Nikolla. Mendoj se do t’i shkonte shumë krahasimit tim me Lizën. Po ashtu, kam dashur ta thyej pak akullin me një T-shirt të thjeshtë pambuku “Balmain” dhe çantën time me buzë nga një prej stilisteve të mia të preferuara Diane von Furstenberg dhe sandalet që i kam përdorur me parë në një artikull tjetër nga Pierre Hardy.

Photography: GELJANT Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: