all Style

COFFEE AND ROSES

25/08/2015

Një ndër frymëzimet e mia të shpeshta ka qenë Angelina Jolie te filmi “The Tourist”, e cila me gjithë klasin e saj shijonte kafenë e mëngjesit në një ndër kafenetë e Parisit, e veshur plot sharm. Ndoshta në pavetëdijen time, kjo figurë më ka shtyrë të realizoja këtë shërbim fotografik. Së shpejti do të ndaj me ju në blog, edhe filmat që më kanë frymëzuar ndër vite. Në fakt, në kohën e lirë, unë gjithmonë kam dëshirë të shijoj një kafe në zonën afër zyrës dhe dyqanit tim me ndonjë mikeshë apo ndonjë koleg pune, dhe tani, në këtë periudhë vere, më pëlqen që gjithmonë të mbaj veshur pantallona të gjera mëndafshi si këto pantallona ETRO ose lino të kombinuara me një “Crop Top”, siç kam bërë edhe në këtë rast me këtë bluzë\xhaketë të Alberta Ferreti “Philosophy”. Nuk e di pse, por ky stil ka qenë gjithmonë shumë “stili im” në verë, prej disa vitesh dhe këtë herë ia përshtata shërbimit fotografik në kafene, pasi kjo është ajo që unë jam në përditshmërinë time shumicën e rasteve. Gjithmonë preferoj syze të mëdha pasi mendoj se syzet duhet t’i përshtaten tipareve dhe Celine është marka më e përshtatshme nëse doni syze të mëdha dhe të errëta. Në këtë rast, këto lloj syzesh shkojnë edhe me dizajnin e pantallonave që sërish janë të një stili të viteve `70. Për këto pantallona tepër të gjata dhe të gjera domosdoshmërisht duhet takë, ndaj i kam përshtatur këto shapka best seller të Giuseppe Zanotti.

Photography: GELJANT Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: