Beauty Tips Fillimi

Buzëkuqët më të mirë mat dhe të lëngshëm për sezonin Pranverë/Verë 2018

21/04/2018

Me zhvillimin e shumë industrive në botë, edhe trendet e modës dhe të bukurisë, po zhvillohen dhe ndryshojnë vazhdimisht. Trende të rëndësishme të së shkuarës janë rikthyer fuqishëm gjatë viteve të fundit, por e reja është gjithmonë më e veçantë dhe të gjithë i përqafojnë trendet e reja. Ato që konsiderohen trende virale, janë edhe trendet që kërkojnë më shumë kurajë për t’u ndjekur. Vitin e kaluar, shumë vajza përdorën me shumë vetëbesim buzëkuqin e zi dhe për këtë arsye shumë firma nxorën një sërë koleksionesh me nuanca të errëta buzëkuqesh, si: e kafe e errët, blu e errët apo gri e errët. Megjithatë kur vjen stina e nxehtë e verës na pëlqen të përdorim ngjyra të ndezura. Për sezonin Pranverë/Verë 2018 buzëkuqët mat duket se do të jenë shumë në modë. Përdorimi i buzëkuqit mat nuk është një trend i ri, por shumë firma kanë nxjerrë versione të reja të buzëkuqit mat, madje në të gjitha nuancat. Më parë, buzëkuqët mat nuk ishin shumë të rehatshëm, sepse ata t’i thanin shumë buzët dhe të jepnin ndjesinë sikur ishin shumë të rëndë, por buzëkuqët mat që kanë dalë tani mund të përdoren lehtësisht, sepse të falin një ndjesi butësie dhe janë aq të lehtë, saqë të duket sikur nuk ke vënë fare buzëkuq.

Por edhe buzëkuqët e lëngshëm janë pjesë e trendit për sezonin Pranverë/Verë 2018 dhe koleksioni i buzëkuqëve, i gurusë së bukurisë, Pat McGrath bëri bujë sapo doli në treg. Pasi ai koleksion u vlerësua maksimalisht, të gjithave na lindi dëshira të përdorim më shumë buzëkuq të lëngshëm.

Shikoni sugjerimet tona për buzëkuqët mat dhe të lëngshëm të sezonit Pranverë/Verë 2018. Cilën nga këto ngjyra nuk do ta përdornit asnjëherë?

 

 

Laura Mercier Velour Extreme Matte Lipstick in Fire

 

 

Fenty Beauty Mattemoiselle Plush Matte Lipstick in One of the Boyz

 

 

Maybelline New York Color Sensational Powder Matte Lipstick in Nocturnal Rose

 

 

NARS Semi-Matte Lipstick in Schiap

 

 

Butter London Plush Rush Satin Matte Lipstick

 

 

Charlotte Tilbury Matte Revolution Luminous Modern-Matte Lipstick

 

 

L’Oreal Paris Lip Paint Matte in Nude On Fleek

 

 

Make Matte Lipstick

 

 

Revlon Ultra HD Matte Lipcolor

 

 

Shu Uemura Supreme Matte

 

 

Dose of Colors Liquid Matte Lipstick in Sand

 

 

Estée Lauder Pure Color Envy Paint-On Liquid Lipcolor in Burnt Raisin

 

 

NYX Lip Lingerie Liquid Lipstick

 

 

Physicians Formula Benefit of The Pout Velvet Liquid Lipstick in Fight Free Redicals

 

 

Urban Decay Vice Liquid Lipstick in Trap Queen

 

 

Wet N Wild MegaLast Liquid Catsuit Lipstick in Coral Corruption

 

 

Bare Minerals Statement Matte Liquid Lip Colour in Juicy

 

 

butter LONDON Lippy Liquid Lipstick in Bonkers

 

 

Too Faced Melted Latex Liquified High Shine Lipstick

 

Nga Enxhi Tufina

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: