Beauty Tips Fillimi

Kujdesi për trupin

08/05/2021

Kur bëhet fjalë për kujdesin trupor, unë nuk neglizhoj asnjë ditë. Jam shumë e vëmendshme ndaj ushqimit që konsumoj në ditë, ushtrohem rregullisht dhe aplikoj çdo ditë produkte të ndryshme në lëkurë, për të përfituar rezultate më të mira.

Për të pasur një lëkurë plot shkëlqim, atë që të gjithë e duam, unë i kushtoj vëmendje kujdesit për trupin, po aq sa edhe kujdesit për fytyrën.

Kremi “The Firming and Silk Effect” nga “Dermakleb” është pjesë e rutinës sime trupore dhe e përdor rregullisht, sidomos për pjesën e bustit, sepse i jep elasticitet dhe tonifikim. Çdokush nga mosha 25 vjeç e lart duhet ta përdorë këtë krem.

Produktin e gjeni tek Velvet Clinic

Për një lëkurë më kompakte, unë përdor LIFT & FIRM BODY CREAM VINOSCULPT nga “Caudalie”, i cili vepron në katër pjesë të trupit: krahë, kraharor, bark dhe të ndenjura, pjesë që disa njerëz nuk u kushtojnë shumë rëndësi. Ai e lë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të tonifikuar. Unë e përdor kryesisht në pjesën e kofshëve, të bustit dhe në qafë.

Courtesy of Caudalie. Produktin e gjeni tek Farmaci Medigreen

Kremi i trupit “Anti Aging” nga Dr. Barbara Sturm është një ndër kremrat e mi të preferuar. Lëkura e përthith shpejt dhe kremi lë një ndjesi të butë në të. Ky produkt është i shkëlqyer për zhdukjen e çdolloj shenje plakjeje.

Courtesy of Dr. Barbara Sturm. Produtkin e gjeni tek Delirium Shop

Mendoj se gjithsecili prej nesh duhet të përdorë një nga këto produkte, që i japin lëkurës gjallëri dhe njëherazi shmangin çdo shenjë plakjeje që vjen me kalimin e kohës.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: