Diary Fillimi

Ide dhuratash në minutë të fundit

22/12/2020

Krishtlindja nuk është vetëm për vete, por edhe për të shtrenjtët tanë të zemrës. Është koha e duhur për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për miqtë dhe familjen. Gjithë muaji i festave përcjell lumturi dhe hare. Në fakt, këtë vit rrethanat kanë ndryshuar e, bashkë me to edhe jeta jonë, megjithatë ja ku jemi; ia kemi dalë  deri tani dhe do ta ruajmë optimizmin deri në fund, për ta mposhtur virusin korona.

Pushimet e festave po afrojnë dhe ne do të përpiqemi t’i shijojmë në maksimum, pavarësisht nga kjo situatë. Në njëfarë mënyre, vetë shpirti i festave na bën të mendojmë më shumë për miqtë dhe familjen dhe përveçse të ndajmë me ta dashuri dhe përkujdesje, ne gjithmonë blejmë dhurata për njerëzit e dashur. Ama zgjedhja e dhuratave nuk është edhe aq e lehtë. Pavarësisht se ka mijëra e mijëra produkte nga të cilët mund të zgjedhim, situata bëhet edhe më e ndërlikuar në rast se jeni në kërkim të dhuratës ideale.

Mund të jetë një veshje, një aksesor, një libër që të ka frymëzuar dhe me siguri që do të frymëzojë edhe një mik apo mikeshë, një parfum, një qiri aromatik ose një objekt i personalizuar, sa kohë që e blini me gjithë zemër, të shtrenjtët tuaj do të mallëngjehen nga ky gjest.

Më poshtë mund të gjeni disa nga dhuratat që ne sugjerojmë, të cilat me siguri që do t’ju ndihmojnë.

Chiara Ferragni Backpack flirting glitter mini

 

Chiara Ferragni eyelike beanie

 

 

Chiara Ferragni Sliders fur flirting black

 

Courtney Tights by Wolford

 

Alessandra Rich Cascade clip on earrings

 

Alessandra Rich pearl clip on earrings

 

Dr. Barbara Sturm Glow Kit

 

Dr. Barbara Sturm Discovery Kit

 

Dermastir Dropper Whitening Serum

 

Dermastir Skincare Multivitamin Collagen Capsules

 

Balmain Hair Couture Hair Perfume

 

Libre by YSL

 

Kenzo Hoodie

 

Kenzo Tiger T-shirt

 

Diptyque set of three scented candles at Net-a-Porter

 

SMYTHSON Leather notebook at Net-a-Porter

 

Anissa Kermiche Love Handles ceramic vase at Net-a-Porter

 

 

Photos are courtesy of the respective brand

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: