all Style

ZANOTTI MAKES THE DIFFERENCE

14/12/2015

Gjithmonë, kur kam dashur të kem diçka ndryshe apo t’i jap veshjes një “boom” ekstravagance dhe veçantie, kam zgjedhur këpucët ose sandalet nga Zanotti sepse janë këpucë që përbëjnë ndryshimin dhe që kërkojnë një veshje mjaft të thjeshtë. Më kujtohet hera e parë, para disa vitesh, kur po kërkoja një palë sandale të veçanta për një prezantim televiziv që kisha në atë kohë dhe shitësi i këpucëve më tha tekstualisht: “Nëse kërkon një palë këpucë që të jenë vërtet bizhuteria jote e çmuar, janë vetëm Zanotti. Këto këpucë do të jenë akesori yt i veçantë dhe nuk do të kesh më nevojë për një veshje “uau”. Në fakt, shitësi kishte të drejtë. Ai bëri punën e tij reklamuese, por tha diçka shumë të bukur… Këto sandale kërkonin vetëm një veshje super të thjeshtë si kjo që kam veshur, nga Zara, dhe i kam kombinuar edhe çantën Zanotti që tashmë ndodhet në dyqanin Delirium. Nuk më duhej asgjë më shumë për t’u dukur ekstravagante por edhe chic. Syzet janë nga Dsquared, ndërsa unaza nga bizhuteritë e këndshme dhe shumë vajzërore “Tous”.

Photography Geljant Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: