all Diary

WORKING DAY IN MILAN

04/12/2015

Një ndër gjërat që më ka pëlqyer gjithmonë të bëj është të udhëtoj dhe për këtë arsye ndihem e lumtur me punën time, pasi për të pasur sa më shumë marka botërore në dyqanin tim duhet të udhëtoj, të bëj takime për të firmosur sa më shumë kontrata dhe të ndjek javët e modës. Krahas kësaj, për firmat të cilat i kam në dyqan më duhet që gjashtë herë në vit të zgjedh koleksionet për çdo stinë në “show room”-et përkatëse. Para pak ditësh isha në Milano për të zgjedhur koleksionin e pranverës së ardhshme të Michael Kors. Më duhet ta pranoj që e adhuroj këtë punë, është pikërisht ajo që më përshtatet më shumë dhe më bën të ndihem e lumtur. Dikur, që në adoleshencë, në Milano shkoja me shoqen time të ngushtë, Boranën, për të kaluar pushime apo për të bërë shopping e për të shijuar më pas akulloret aq të mira. Në çdo cep të këtij qyteti kam aq kujtime, saqë teksa vrapoja në Milanon e bukur në pranverën gjithë diell dhe dyqane të bukura për të gjetur taksi, më vinin në mend këto kujtime dhe ashtu, pa e kuptuar, më bënin edhe më të lumtur dhe optimiste. Ndoshta vërtet e shkuara ndikon në mendjen tonë padashur, dhe kujtimet të cilat janë të pavdekshme na bëjnë të lumtur, ashtu sikurse ka edhe raste kur na ulin humorin pa e kuptuar; megjithatë, kjo është e bukura e jetës me uljet dhe ngritjet e saj. Së shpejti do të kthehem sërish në Milano për koleksionet e ardhshme dhe javën e modës, për të vijuar më pas me Parisin dhe do t’ju mbaj koherent për të rejat më të fundit. Qëndroni me mua 

Sunglasses: Dolce & Gabbana

Details of my outfit:

Skirt: Miumiu

Blouse: Wolford

Shoes: Pierre Hardy

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: