all Style

WHAT TO WEAR ON A WINDY SPRING DAY

10/04/2015

Ende nuk ka ardhur ajo kohë e pranverës kur mbizotërojnë në street style fundet apo fustanet lozonjare me lule e ngjyra, sepse ndonëse dielli ndriçon, vazhdon të jetë freskët, të paktën në Europë. Në ditë të tilla, është pak e vështirë për të gjetur veshjen e përshtatshme e kjo na huton paksa të gjithëve në mëngjes, por unë zgjedh diçka që më duket e përshtatshme për të qenë sa më në stil. Më pëlqen që në ditë të tilla të kombinoj pulovra dhe xhinse me sandale pranverore dhe ta thyej disi akullin me aksesorë shumëngjyrësh siç janë edhe këta vëthë swarovski që bëjnë ndryshimin, të cilët i kam përzgjedhur në www.netaporter.com. Kombinimi dhe alternimi i ngjyrave me aksesorë si këpuca, çanta ose edhe vëthët apo një palë syze, do të përbëjnë gjithmonë një ndryshim në “look”-un tuaj. Mos lejoni që koha t’ju bëjë të pavendosur, pasi ka një zgjidhje për gjithçka.

Photography Geljant Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: