all Diary Fillimi

Weekend at the beach

07/07/2016

Duke qenë se kam vendosur të postoj udhëtimet dhe ditë të veçanta të miat në ditarin tim, sigurisht, jo vetëm me foto profesionale, po e nis me këtë fundjavë në Malin e Zi. Tirana këto ditë është shumë e nxehtë dhe për këtë arsye, bashkë me Zenin, partnerin tim, vendosëm të bënim një arratisje të ëmbël më plazhin e Budvës. Plazhi ishte i mrekullueshëm dhe shumë i qetë si për ditë të shtunë. Në det kam shkrepur këto foto me rrobat e banjës me dizajnin tim të preferuar për këtë verë #dgbananaleaf, dhe në darkën e parë vendosa të vesh fustanin e Diane Von Furstenberg, i cili ndodhet edhe në dyqanin tim “Delirium”. Më pëlqen shumë ky fustan, pasi më bën të ndihem shumë lozonjare.

Ditën e dytë nuk kishim në plan të qëndronim, për shkak të angazhimeve të së hënës, megjithatë, vendosëm të flinim edhe të dielën, në mënyrë që ta shijonim plotësisht atë. Pas një dite të gjatë në plazh, sërish shijuam një darkë së bashku. Nuk e di përse, por darkat buzë detit më duken më romantiket nga të gjitha. Pas darkës, unë u përhumba në një bibliotekë të restorantit, me libra historikë, të cilët më pëlqen shumë t’i koleksionoj.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: