all Style

VINTAGE BEAUTY

14/01/2015

Shumë prej jush mund të habiten përse unë zgjedh gati në çdo shërbim fotografik apo edhe në evenimente ose dalje në televizion, pikërisht “look”-un vintage, të viteve `40-`50. Por tek unë ai vjen natyrshëm dhe fare thjesht sepse që në vegjëli, jam frymëzuar gjithmonë nga këto bukuri, duke nisur që nga fotot e gjyshes sime kur ishte e re, më pas disa foto të mamasë sime, por sidomos nga ikonat e pavdekshme si Marilyn Monroe, Grace Kelly dhe Elisabeth Taylor që janë frymëzimi im. Mendoj se pikërisht këto femra me bukuri klasike natyrale, flokë të dendur dhe forma të bukura, të rrumbullakosura, përkufizojnë më së miri fjalën “bukuri” dhe bukuria e tyre do të jetë e pavdekshme dhe do të vazhdojë të frymëzojë gjatë shumë filma, stilistë dhe piktorë.

Photography Endrit Mertiri

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: