Diary Fashion Fillimi

Veshjet më skandaloze në ndarjen e çmimeve Oscars ndër vite

07/02/2020

Ndarja e çmimeve “Academy” është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për industrinë e filmit. Aktorë, regjisorë, këngëtarë, modele e shumë të tjerë bëhen pjesë e këtij evenimenti.

Çmimet “Oscar” kremtojnë filmat kinematografikë që kemi pasur fatin t’i shohim përgjatë një viti, dhe në këtë eveniment konkurrojnë me njëri-tjetrin për të rrëmbyer fitore në kategori të ndryshme. Përveç prezantimit të fituesve të çmimeve, rol të rëndësishëm luan edhe tapeti i kuq, ku shohim të shkelin personalitetet e shumta, me veshjet e tyre më të bukura.

Përveç shkëlqimit dhe bukurisë që mbart tapeti i kuq, ndër vite kemi parë të ecin në të edhe artiste me fustanet më qesharake apo skandaloze të para ndonjëherë; veshje që kanë mbushur faqet e para të gazetave, sepse nuk kanë pasur lidhje me kontekstin e një ngjarjeje aq të rëndësishme.

Ndër vite, shumë aktore, këngëtare dhe modele që kanë qenë pjesë e çmimeve “Oscar” kanë shkelur në tapetin e kuq me veshje nga ato që ne i quajmë “më të këqijat e të gjitha kohërave”. Por edhe pse janë konsideruar si skandaloze apo tronditëse, ato veshje kanë mbetur në kujtesën e të gjithëve dhe sot konsiderohen unike. Për shembull, askush nuk e ka harruar fustanin me model mjellme të Björk-ut, që mund të quhet legjendar. Edhe këngëtarja e mirënjohur Cher është ndër ato që na kanë befasuar të gjithëve në ndarjen e çmimeve “Oscar”.

Më poshtë ju njohim me fustane të tjera, që janë konsideruar skandaloze, por në të njëjtën kohë edhe legjendare.

 

Björk at the arrivals at the 73rd Annual Academy Awards at Shrine Auditorium in Los Angeles, California. Photo: Mirek Towski/FilmMagic/Getty Images

 

Celine Dion, 1999
GETTY IMAGES

 

Cher, 1974
GETTY IMAGES

 

Cher, 1986
GETTY IMAGES

 

Cher, 1998
GETTY IMAGES

 

Demi Moore, 1989
GETTY IMAGES

 

Diane Keaton, 2004
Hahn-Khayat-Nebinger/Abaca Press

 

Geena Davis during 64th Annual Academy Awards at Dorothy Chandler Pavilion in Los Angeles. Photo: Ron Galella/Ron Galella Collection via Getty Images

 

Gwyneth Paltrow during The 74th Annual Academy Awards. Photo: Kevin Mazur/WireImage/Getty Images

 

Jennifer Connelly during The 74th Annual Academy Awards. Photo: Jeff Kravitz/FilmMagic, Inc. via Getty Images

 

Kim Basinger and brother. Photo: Ron Galella/Ron Galella Collection via Getty Images

 

Lady Gaga. 2015
GETTY IMAGES

 

Sally Kirkland during The 79th Annual Academy Awards. Photo: Jeff Kravitz/FilmMagic, Inc via Getty Images

 

Uma Thurman, 2004
LAURA RAUCH/Associated Press

 

Whoopi Goldberg during 65th Annual Academy Awards at the Shrine Auditorium in Los Angeles. Photo: Kevin Mazur/WireImage via Getty Images

 

Faith Hill during The 74th Annual Academy Awards. Photo: KMazur/WireImage via Getty Images

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: