Fashion Fillimi

Veshjet e mia në Javën e Modës në Milano dhe Paris

17/10/2019

Prej disa vitesh unë marr pjesë në Javën e Modës në Milano dhe në Javën e Modës në Paris. Çdo vit, këto javë mode sjellin diçka të veçantë dhe të re. Stilistët vijnë me ide gjithmonë e më novative në pasarela, gjithmonë e më shumë personalitete i ndjekin ato dhe festat e organizuara prej tyre janë gjithmonë e më të mira.

Edhe këtë herë, veshjet dhe pamja ime variuan nga ajo rebele dhe deri tek ato klas dhe glamur. Shihni më poshtë pamjet e mia gjatë këtyre dy javëve të rëndësishme të modës.

 

Java e Modës në Milano

Look 1

Në sfilatën e “Blumarine” vesha një fustan nga vetë kjo markë, që e kombinova me një palë sandale të “Jimmy Choo”, syze “YSL” dhe një çantë “Chanel”.

 

Look 2

 

Kjo ishte hera e dytë që shkoja në një sfilatë të Laura Biagiotti-t. Pata fatin të shkoja në “show-room”-in e tyre dhe të bëja disa prova për veshjen që do të përdorja për sfilatën e tyre. Në fund, zgjodha këtë jumpsuit të bardhë, të mrekullueshëm, të cilin e kombinova me një kuletë të “Bottega Veneta” dhe shapka të Alessandra Rich-it.

 

Look 3

Në sfilatën e “Missioni”-t, vesha këtë bluzë të bukur, po nga “Missioni”, që e kombinova me një kuletë të “Bottega Veneta” dhe një palë pantallona “Off-White”.

 

Look 4

  

Nuk kishte mënyrë më të mirë për të treguar shpirtin tim rebel, sesa me këtë veshje Denim nga “Iceberg”, për sfilatën e tyre.

 

Java e Modës në Paris

Look 1

Xhaketat janë zgjedhja më e mirë për stinën e vjeshtës, prandaj edhe për Javën e Modës në Paris vendosa të vishja këtë xhaketë të mrekullueshme asimetrike nga “Monse”, që e kombinova me syze të zeza dhe çantë nga “Celine”.

 

Look 2

Për sfilatën e Andreas Kronthaler për Vivienne Westwood, vesha këtë pardesy të gjatë të mrekullueshme nga Vivienne Westwood, që e kombinova me pantallona portokalli nga Jascquemus dhe një palë syze vintazh.

 

Look 3

  

Alessandra Rich shquhet për faktin që sjell shumë glamur në pasarelë. Përmes modeleve të stiluara prej saj, çdo grua ndihet më seksi dhe sensuale. Për sfilatën e saj në Paris, unë zgjodha që e gjithë veshja ime të ishte nga vetë kjo stiliste.

 

Look 4

Edhe për sfilatën e “Chanel” vendosa të zgjidhja një veshje të Alessandra Rich-it, që e kombinova me një çantë “Chanel” dhe një palë syze dielli “Dior”.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: