Diary Fashion Fillimi

Veshjet e mia gjatë javës së modës në Milano dhe Paris

07/03/2019

Një javë tjetër mode sapo u mbyll dhe duhet ta pranoj që këto dy javët e fundit kanë qenë të mbushura me angazhime dhe pjesëmarrje të rëndësishme në shumë sfilata mode.

Si gjithmonë, Milano ishte destinacioni im i parë dhe java e modës nisi me sfilatën e “Blumarine”. Atje, jo vetëm pata mundësi të ndiqja nga afër koleksionin Vjeshtë 2019, por edhe vetë isha veshur e tëra me “Blumarine”. Vendosa ta kombinoja veshjen me një palë syze dielli ngjyrë blu, nga “Celine”, sepse ishin në stilin Barbie dhe doja që e gjithë pamja ime të mbetej brenda ngjyrave rozë dhe blu.

 

Look 2

Unë kam qenë gjithmonë fanse e muzikës Rok dhe ndjekësit e mi që prej adoleshencës e dinë që jam e fiksuar pas bluzave me portrete të grupeve të mia të preferuara muzikore. Te “Missoni” pata mundësinë të vishesha me casual, kështu që zgjodha një palë xhinse “Levis”, një bluzë me grupin “Metallica” nga “R13” dhe një palë syze të kuqe vintazh, që ishin zgjedhja ideale për atë pamje.

 

Look 3

Për “look”-un e tretë vesha një këmishë “Roberto Cavalli”, sepse e ndoqa sfilatën nga afër. Duhet të them se kjo pamje ishte disi më ekstravagante dhe agresive, dhe shfaqte më së miri shpirtin tim rok, si ai i viteve `90. Këmishën e kombinova me një palë pantallona të zeza nga “I am Gia”, një peliçe “Balenciaga” dhe syze dielli të frymëzuara nga filmi Matrix.

 

Look 4

“Look”-u i katërt dhe i fundit kishte një kombinim shumë të bukur dhe atë pamje e shpërndava edhe në rrjetet e mia sociale. Isha veshur e tëra me “Laura Biagiotti” dhe mendoj se ishte një zgjedhje e përsosur, duke qenë klasike, por edhe që të jep imazhin e një “baby girl”. Më shkonte shumë për shtat me natyrën time. Duhet ta pranoj që nga të gjitha eksperimentet që bëra gjatë kësaj jave mode, veshja e “Laura Bioagiotti”-it ishte e preferuara ime.

 

Look 1

Java e modës në Paris nisi me një sfilatë shumë të veçantë për mua: prezantimi i koleksionit Vjeshtë 2019 nga “Jacquemus”. Për fat të keq, nuk munda të bëja një fotografi të veshjes sime të plotë “Jacquemus” për atë ditë, sepse sfilata u zhvillua në darkë.

Look 2

“Look”-u i dytë për javën e modës në Paris ishte një fustan nga “Alessandra Rich”. Vendosa të guxoja në stil, duke zgjedhur atë fustan gotik, që i shkonte shumë për shtat stilit të sfilatës.

 

Look 3

“Look”-u i tretë ishte një bluzë nga koleksioni i fundit i “Vivienne Westwood”, të cilën e vesha në një sfilatë shumë të rëndësishme, atë të “Andreas Kronthaler” për “Vivienne Westwood”. Veshjen e plotësova me një palë çizme me takë të lartë në ngjyrë jeshile neon, nga “Raye”.

 

Look 4

Zgjedhja e katërt për javën e modës në Paris ishte një look klasik, i tëri i zi. E bëra atë zgjedhje në mënyrë që ta mbaja veshur gjatë gjithë ditës, edhe në sfilatat e tjera që do të ndiqja, të cilat gjithashtu ishin në stilin klasik.

 

Look 5

“Look”-u i fundit ishte një veshje e gjitha nga “Off-White”, e cila nxirrte në pah shpirtin tim rebel dhe qëllimin tim për të guxuar gjithmonë e më shumë në stil.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: