Diary Fashion Fillimi

Unaza e Fejesës

28/07/2018

E dini çfarë? Duket sikur fejesat e VIP-ave po shtohen nga dita në ditë. Viti 2018 paska qenë një vit i mbarë, sepse të gjithë duan të fejohen J Hailey Baldwin dhe Justin Bieber na befasuan të gjithëve kur dhanë lajmin për fejesën e tyre. Kujt ia priste mendja se dy njerëz që ishin vetëm shokë do ta ndryshonin aq shpejt statusin e marrëdhënies së tyre? Së fundmi, edhe një çift tjetër na habiti me fejesën pas vetëm dy muajsh njohje: ata janë Priyanka Chopra dhe Nick Jonas. Mos vallë kësi fejesash kanë dalë në modë? Mos vallë tani duhet ta kalojmë të gjithë pjesën e njohjes me partnerin/en dhe të fejohemi sa hap e mbyll sytë?

 

Po ta mendosh mirë, lista e VIP-ave që janë fejuar këtë vit është e gjatë, por ne kemi zgjedhur të përmendim vetëm ata që na kanë befasuar më shumë:

 

  1. Hailey Baldwin dhe Justin Bieber
  2. Ariana Grande dhe Pete Davidson
  3. Priyanka Chopra dhe Nick Jonas
  4. Karlie Kloss dhe Joshua Kushner
  5. Izabel Goulart dhe Kevin Trapp
  6. Lea Michele dhe Zandy Reich
  7. Gwyneth Paltrow dhe Brand Falchuk
  8. Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn
  9. Taraji P. Henson dhe Kelvin Hayden
  10. Marc Jacobs dhe Charly Defrancesco

 

Klasike apo moderne? Nuk e dimë asnjëherë se cila është unaza perfekte për ne, derisa vëmë një në gisht dhe e kuptojmë që është pikërisht ajo. Megjithatë kur zgjedhim unazën e fejesës ne shpesh i referohemi edhe imazheve të unazave që kanë mbajtur femrat ikonë në histori. Për këtë arsye, ju kemi sjellë unazat më të famshme të fejesës që kanë bërë namin në kohën e tyre dhe shihen si pika referimi edhe në ditët e sotme, por edhe unazat e bukura të kohëve moderne:

Mbretëresha Elizabetë II

Mbretëreshës Elizabetë iu dha një unazë që ishte bërë nga diamantet e një tiare që i përkiste nënës së princit Filip.

 

 

Marilyn Monroe

Joe DiMaggio i dha Marilyn Monroe-së një unazë të përbërë nga 35 diamante.

 

 

Jackie Kennedy

Unaza e fejesës së Jackie Kennedy-t është një kombinim i bukur mes diamantit dhe smeraldit.

 

 

Grace Kelly

Kur aktorja e famshme mori propozimin nga princi Rainier, ai fillimisht i dha një unazë me rubin dhe diamant, e më pas i dhuroi një tjetër me smerald, diamant dhe dy thupra diamanti.

 

 

Wallis Simpson

Mbreti i Uellsit i dha Wallis Simpsonit një unazë të bukur smeraldi.

 

 

Nicole Kidman

Unaza e fejesës së Nicole Kidman-it kishte tre diamante të bukur, të rrethuar nga diamante më të vegjël.

 

 

Jessica Biel

Thuhet se Justin Timberlake e dizajnoi vetë unazën e fejesës për Jessica Biel-in.

 

 

Kate Middleton

Princi William i dha Kate Middleton-it të njëjtën unazë që kishte mbajtur para shumë vitesh nëna e tij, princeshë Diana.

 

 

Meghan Markle

Në shenjë të dashurisë për partneren e tij, princi Harry e dizajnoi vetë unazën e fejesës së Meghan Markle-it, pa harruar të vinte një prekje të princeshës Diana në të.

 

 

Unaza të tjera të bukura:

Elizabeth Taylor

 

 

Beyonce

 

 

Catherine Zeta-Jones

 

 

Elizabeth Hurley

 

 

Emily Blunt

 

 

Gisele Bundchen

 

 

Gwyneth Paltrow

 

 

Lady Gaga

 

 

Miranda Kerr

 

 

Natalie Portman

 

 

Pippa Middleton

 

 

Rosie Huntington-Whiteley

 

 

Scarlett Johansson

 

 

Sofia Vergara

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: