Beauty Tips Fillimi

Uji Detoks

09/06/2018

Unë mendoj se qershori është si një muaj sulmi, pasi të gjithë përpiqen të ushtrohen sa më shumë në palestër dhe të mbajnë regjim më të mirë ushqimor, i cili do t’i ndihmojë të bien në peshë dhe të kenë formë më të mirë trupore. Por nëse do të jesh në formë të shkëlqyer për në plazh, nuk mund të presësh mrekulli për një muaj. Rreth e rrotull nesh, dëgjojmë shpesh të flitet për dieta, joga, suplemente, pilates, jogging, cross-fit, ushtrime kardio etj., dhe mes gjithë kësaj vorbulle, ti pyet veten: A ia vlen? A do ta arrij vërtet formën trupore që dua?

Por diçka është e vërtetë dhe këtë mund t’jua vërtetojë çdo trajner: 30 për qind e suksesit vjen si rezultat i ushtrimit në palestër dhe 70 për qind është rezultat i regjimit ushqimor. Pra, sado të ushtroheni, nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur ushqimeve dhe pijeve që konsumoni në ditë, zor se mund t’i arrini rezultatet e dëshiruara për format trupore. Duhet ta pranojmë që gjatë viteve të fundit, e kemi dëgjuar gjithnjë e më shpesh fjalën detoks. Detoksi është shpëtimi! Të paktën, kështu thonë ata dhe kur them “ata”, e kam fjalën për personat e famshëm, trajnerët e palestrave etj., njerëzit që konsumojnë më shumë çajin detoks apo ujin detoks.

Uji detoks është ai më i preferuari, sepse është më i lehtë për t’u përgatitur dhe ka shumë receta për të. Gjëja më e rëndësishme është që me anë të detoksifikimit largohen të gjitha papastërtitë dhe toksinat e trupit. Uji detoks të ndihmon të biesh në peshë dhe e pasuron trupin me vitamina. Një dobi tjetër e rëndësishme e tij, është fakti që kur nisni ta përdorni, vini re menjëherë shtim të energjive trupore dhe përmirësim të humorit. Kjo do të thotë që gjithë trupi dhe mendja juaj do të mbushen me pozitivitet.

 

Recetat më të përdorura të ujit detoks janë:

  1. Kastravec dhe mente
  2. Grejpfrut dhe rozmarinë
  3. Portokall dhe limon
  4. Limon dhe xhenxhefil
  5. Limon dhe laim
  6. Mollë dhe kanellë
  7. Shalqi dhe mente
  8. Qitro dhe kastravec

Por ti mund të krijosh versionin tënd të ujit detoks sipas preferencës. Ne do ju tregojmë disa receta që janë shumë të mira për shëndetin.

 

Ujë detoks me kastravec, limon dhe qitro:

  • ½ ujë
  • ½ qitro
  • ½ kastravec
  • 2-3 gjethe menteje
  • ½ limon
  • ½ lime

 

 

Ujë detoks me limon dhe xhenxhefil

  • 1 12-ounce gota me ujë
  •  1/2 lëng limoni
  • 1/2 inc – rrënje xhenxhefili

 

 

 

Ujë detoks me boronicë dhe portokall

  • 6 gota ujë
  • 2 portokaj të prerë trashë
  • 1 grusht me boronica
  • akull

 

 

Ujë detoks me shalqi

  • 2 gota me shalqi të prera në formë kubike pa fara
  • 4 gota ujë

 

 

 

Ujë me mollë dhe kanellë

  • 1 mollë e prerë hollë. Hiq farat
  • 1 shkop kanelle

 

 

 

Ujë detoks me luleshtrydhe dhe kiwi

  • 1.5 l ujë i ftohtë
  • 2 kiwi të prera
  • 6 luleshtrydhe të prera

 

Nga Enxhi Tufina

 

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: