Beauty Tips Fillimi

Tutorial Makijazhi me MAC

10/10/2019

MAC ka qenë gjithmonë një ndër markat e mia të preferuara për makijazhin, ajo ku gjej veten sa herë që dua të bëj diçka të veçantë me pamjen time. Produktet MAC i përdor prej vitesh, prandaj vendosa të ndaj me ju një tutorial me produktet e mia të preferuara të kësaj marke.

Si krem hidratues përdorim Strobe Cream Hydratant Lumineux, Peachlite.

Për këtë pamje, qendra e vëmendjes janë sytë dhe për këtë arsye fillimisht poshtë vetullës vendosim Pro Longwear Paint Pot, Soft Ochre, që është një ton sysh kremoz. Për të realizuar atë ngjyrën e bukur në qepalla dhe rreth zonës së syve, përdorim MAC Eyeshadows në tonet Ruddy, Coppering, Amber Lights, Veluxe, Carbon dhe The Powder Blush, Never Say Never, ndërsa duke përdorur pudrën arrijmë tonin e dëshiruar të ngjyrës rozë të ndezur.

Pro Longwear Paint Pot in Soft Ochre

 

Pasi sigurohemi që sytë kanë marrë ngjyrën e përsosur që duam, kalojmë te vendosja e kremit pudër. Në lëkurën time u vendos MAC Studio Fix Fluid SPF 15, në një nuancë të përshtatshme për ngjyrën e lëkurës sime. The Pro Longwear Concealer (NW20) dhe Pro Conceal and Correct Palette/Medium garantojnë njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zhdukin çdolloj njolle apo rrathët e zinj rreth syve.

MAC Studio Fix Fluid SPF 15

Pro Longwear Concealer (NW20)

 

Pro Conceal and Correct Palette/Medium

 

Gjithashtu, në fytyrën time u përdor MAC Studio Fix Perfecting Stick dhe MAC Studio Fix Soft Matte Foundation Fix, që përdoren për të përsosur edhe më tej tonin e lëkurës dhe për efekt konturimi dhe shkëlqyesi.

MAC Studio Fix Perfecting Stick

 

Mac Studio Fix Matte Foundation Stick

Për të arritur një pamje finale të përsosur, përdorim produktet MAC Mineralize Skinfinish Natural, MAC Extra Dimension Skinfinish, Show Gold dhe Extra Dimension Blush, Fairly Precious. Dy të fundit përdoren si ruzh dhe lënë një ngjyrë të lehtë te mollëzat. Si bronzer përdorëm MAC Bronzing Powder, për të nxjerrë më në pah mollëzat. The MAC Studio Fix Powder (NC35) u përdor për ndreqjen e ndonjë gabimi që mund të jetë bërë në aplikimin e makijazhit.

MAC Mineralize Skinfinish Natural

 

MAC Extra Dimension Skinfinish in Show Gold

 

Extra Dimension Blush in Fairly Precious

 

MAC Bronzing Powder

 

MAC Studio Fix Powder

 

Për vetullat përdorëm MAC Great Brows, në nuancën “Spiked”. Si rimel zgjodhëm In Extreme Dimension 3D Black Lash, ndërsa për buzët lapsin e buzëve në nuancën Boldly Bare dhe buzëkuqin në Très Blasé.

MAC Great Brows

 

In Extreme Dimension 3D Black Lash Mascara

 

MAC Lip Pencil in Boldly Bare

 

Mac Love Me Lipstick in Tres Blase

 

Për t’u siguruar që makijazhi im të mos prishet përgjatë gjithë ditës dhe për rifreskimin e tij, përdorëm fiksuesin Prep+ Prime Fix+.

Prep+ Prime Fix+ Water Mist

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: