Beauty Tips Fillimi

Tri produktet e mia të preferuara nga Dr. Barbara Sturm

03/04/2019

Prej shumë vitesh, kujdesi për lëkurën më është kthyer në një punë me kohë të plotë. Nuk harroj të kujdesem për të çdo ditë dhe kryej të gjithë procesin e duhur, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kudo që të shkoj, marr me vete produktet e mia të kujdesit për lëkurën, sepse nuk ka më mirë, sesa të kesh fytyrë të freskët dhe të shëndetshme.

Si pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit për lëkurën, tanimë kam përfshirë edhe tre produkte të mrekullueshme nga dr. Barbara Sturm, të cilat i konsideroj të domosdoshme, sepse e kam ndier ndryshimin që në ditën e parë të përdorimit. Bëhet fjalë për tri produktet e mia të preferuara nga Dr. Barbara Sturm dhe tani do t’ju shpjegoj edhe arsyen për këtë:

  1. Glow Drops

Rëndësinë e përdorimit të serumit e kam kuptuar që kur vendosa të kujdesesha si duhej për lëkurën time. “Glow Drops” nga dr. Barbara Sturm është ndër serumet e mia të preferuara, sidomos kur kam ndonjë rast të veçantë. E përdor serumin “Glow Drops” përpara se të aplikoj kremin pudër, sepse dua që lëkura ime të shkëlqejë alla-Tapeti i Kuq dhe të duket e qetë. Pra, ky është produkti ideal për të pasur një efekt të tillë.

Lekura ime pasi kam perdorur glow drops

 

  1. Anti-Pollution Drops

Për shkak të punës, unë kaloj shumë kohë në kanalet e mia në internet, që do të thotë se jam gjithmonë përpara laptopit ose në telefon. “Anti-Pollution Drops” (serumi kundër ndotjes) është një serum që e mbron lëkurën nga faktorët e dëmshëm mjedisorë dhe sidomos nga rrezatimi që përçohet nga kompjuteri dhe telefoni. Ky produkt është i përsosur edhe për ata njerëz që punojnë çdo ditë në zyrë, të rrethuar nga kompjuterët.

 

 

  1. Enzyme Cleanser

“Enzyme Cleanser” (pastruesi i enzimave) është aktualisht pastruesi im i preferuar për lëkurën, sepse është i vetmi që e pastron atë në thellësi. Shumicën e ditëve, unë jam në lëvizje, sa në një vend në tjetrin, për shkak të angazhimeve të shumta, kështu që lëkura ime thith shumë papastërti. “Enzyme Cleanser”-in e përdor një ose dy herë në javë dhe ai largon çdo papastërti që ka thithur lëkura ime. Rezultati është një lëkurë e freskët dhe e shndritshme.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: