Beauty Tips Fillimi

Tre Kremra Duarsh Nga L’Occitane

21/01/2018

Çdo stinë ka një produkt bukurie, i cili përdoret më shumë. Kur flasim për stinën e ftohtë, hidratuesi dhe kremi i duarve janë miqtë e mi më të ngushtë. Gjatë kësaj kohe, lëkura është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për mbrojtje maksimale. Ndonjëherë, nuk është e lehtë ta marrësh hidratuesin me vete ngado që shkon, dhe as ta aplikosh atë sipër kremit pudër.

Për fat të mirë, për përdorimin e kremit të duarve nuk ka asnjë pengesë. Unë e mbaj gjithnjë me vete, që të mbroj duart nga tharja apo plasaritjet. Kur vjen puna për të zgjedhur produktin e duhur, unë e gjej gjithmonë zgjidhjen vetëm te “L’Occitane”. Ka raste kur dal vetëm me një kuletë të vogël me vete ose nuk marr çantë, kështu që është gjithmonë ide e mirë të kesh kremin e duarve me vete. Një krem duarsh e mbaj pranë shtratit, që ta vendos çdo mbrëmje para se të fle, në mënyrë që duart e mia të pushojnë të qeta; një tjetër e mbaj në zyrë, për ta përdorur gjatë ditës, sa herë ta ndiej të nevojshme, ndërsa një të tretë e mbaj gjithmonë në makinë. Në ditë të veçanta, e kam programin ditor të ngjeshur dhe më duhet të marr pjesë në disa takime, kështu që kremi i duarve që mbaj në makinë, më ndihmon shumë.

Kohët e fundit, fillova të përdorja tre kremra të ndryshme duarsh nga L’Occitane: kremin e duarve “Iris Bleu & Iris Blanc”, kremin e duarve “Jasmin & Bergamot”, dhe kremin e duarve “The Vert & Bigarade”. Ato kanë aroma të ndryshme dhe qëllimi i tyre kryesor është hidratimi dhe mbrojtja e duarve.

Kremi i duarve “Iris Bleu & Iris Blanc” më zbukuron ditët e ngarkuara me punë. Lulja e zambakut simbolizon mençurinë, besimin, kurajën dhe adhurimin. Këto tipare më ndihmojnë shumë gjatë takimeve të punës dhe aroma e këtij kremi duarsh është përsosmëria vetë.

Kremin e duarve “Jasmin & Bergamot” e mbaj pranë në tryezën e punës. Ai zbut dhe mbron duart e mia dhe aroma delikate e jaseminit dhe ajo e qitros më qetësojnë dhe më kënaqin kur jam e përqendruar në punë.

Kremi i duarve “Vert & Bigarate” është kremi që më ofron paqe, prandaj edhe e vendos çdo mbrëmje. Aroma e tij e freskët, e përbërë nga çaji jeshil dhe vaji i portokallit, më fal një qetësi të papërshkrueshme me fjalë. Ky krem duarsh është i pasur me gjalpë “shea”, që bën të mundur që duart e mia të jenë të ushqyera dhe të hidratuara gjatë gjithë kohës.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: