Diary Fashion Fillimi Style

The Time Machine

08/05/2018

Gjithmonë kam ëndërruar një makinë kohe, e cila të më jepte mundësinë të udhëtoja në kohë, të shihja vitet e mëparshme, modën, mënyrën se si visheshin apo çfarë mënyre jetese kishin njerëzit. Në pamundësi të kësaj makine, më pëlqen të eksperimentoj me veshjet e mia, me shërbimet fotografike dhe të udhëtoj sa më shumë, për të përthithur pak nga çdo vend ku shkoj.

Për këtë shërbim fotografik jam frymëzuar nga kjo makinë e kuqe, e cila i përket viteve 1960. E quaj “makina e kohës”, sepse kjo makinë nxiti imagjinatën time dhe më bëri të krijoja tri stile veshjesh të asaj kohe: 1. Lady style; 2. Babydoll, e cila dashurohet me djalin e keq të shkollës; dhe së fundmi një rebele, e cila vesh xhinse, shumë bizhu dhe në makinën e saj ka vetëm muzikë Rock&Roll.

E adhuroj këtë shërbim fotografik dhe shpresoj t’ju frymëzojë edhe ju J me veshje, që sigurisht që mund të vishen edhe sot, pasi vetë moda është një makinë kohe.

 

Photo: Eugenio Qose

Makeup and Hair: Lili Ismaili

Location: Firenze

Style: Armina Mevlani

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: