Beauty Tips Fillimi

The secret to a perfect lipstick

20/03/2018

Buzët janë shumë të rëndësishme për të plotësuar makijazhin, por për të arritur pamjen e dëshiruar, duhet të dini se si ta përdorni sa më mirë buzëkuqin. Doni ta dini sekretin për një lyerje të përsosur buzësh? Është shumë e thjeshtë: lapsi i buzëve!

Unë e di që lapsi i buzëve nuk përdoret shumë, pasi ai të merr pak kohë, që shumë femra nuk e kanë, kur u duhet të bëhen gati në vetëm pak minuta. Megjithatë, nëse jeni në kërkim të perfeksionit, ndiqni sugjerimet tona. Jam e sigurt që do t’ju vijnë në ndihmë.

Zgjidhni nuancën e duhur

Pikësëpari, duhet të zgjidhni ngjyrën që do të përdorni. Më pas, përdorni një laps buzësh që është në ngjyrë më të lehtë se ngjyra e buzëkuqit. Nëse keni ndër mend të visheni me të kuqe, zgjidhni një nuancë të lehtë të së kuqes, ndërsa nëse keni ndër mend të dukeni natyrale, zgjidhni një ngjyrë nude ose rozë të lehtë.

Përdoreni lehtë lapsin e buzëve

Mos e shtrëngoni asnjëherë fort lapsin e buzëve. Ky është një gabim që e bëjnë shumë vajza. Lapsi duhet të kalojë lehtë në buzë, përndryshe do të shkatërroni gjithçka. Lapsi i thekson më shumë buzët tuaja, duke i bërë ato të duken edhe më të bukura.

Respektoni dhe ndiqni format e gojës

Nëse doni t’i theksoni buzët, ndiqni me kujdes formën e gojës suaj. Mos dilni kurrë jashtë asaj zone.

Bashkoni

Pasi të keni përdorur lapsin e buzëve, mund ta zbutni pak të gjithën me duar dhe pastaj të vendosni buzëkuqin që keni zgjedhur. Më pas, mund ta përdorni prapë lapsin e buzëve, për të korrigjuar ndonjë gabim të bërë.

Zgjidhni ngjyrat nude

Nëse nuk jeni tip që i blen të gjitha nuancat e lapsave të buzëve, mbani gjithmonë një ngjyrë nude. Ajo përshtatet me buzëkuqët e të gjitha ngjyrave.

 

Shkruar nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: