all Fashion

THE PERFECT COAT

14/12/2015

Shpesh është e vështirë të gjejmë një pallto që të na qëndrojë në trup në formë të përsosur ose të na pëlqejë shumë e të jetë brenda stilit tonë, por këtë sezon palltot mbizotëronin në pasarela dhe janë aq të larmishme sa jam e sigurt që çdokush do ta gjejë veten brenda këtij miksimi nga sfilata të ndryshme. Risi këtë vit, ishin stilistët Burberry dhe Michael Kors, që sollën disa lloje palltosh me një prerje disi të çuditshme, por mjaft “in” në zonën e krahëve. Mbizotërojnë sërish vitet `70 në shumicën e stileve, sidomos te Chloe, Michael Kors dhe deri diku edhe te Victoria Beckam e cila na fton t’i thyejmë ngjyrat e errëta me pallton portokalli. Dihet që nëse jeni duke kërkuar një pallto klasike, shumë femërore dhe shumë alla “Marilyn Monroe”, që t’ju llastojë në maksimum, drejtohuni vetëm te MaxMara. Një risi tjetër janë edhe palltot që sjell Givenchy për vjeshtë-dimër në sfilatën e tij ku mbizotëron lëkura e kombinuar me copë, por edhe me lëkura të tjera; super stil dhe tepër ekstravagante.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: