all Style

SPRING IN MY CITY

19/05/2015

Një ditë e zakonshme për mua, nis në dyqanin tim. Pasi shkruaj për ju, i kushtohem punës në dyqan për të parë se çfarë shkon mirë ose keq, ç’gjëra të reja duhen shtuar dhe normalisht, për të këshilluar klientët për aksesorët, këpucët apo veshjet që u shkojnë.
Kjo është pikërisht rruga ku ndodhet dyqani im, në një zonë që në Tiranë quhet “Blloku”, ku ndodhen të gjitha lokalet apo dyqanet më të mira. Duke qenë se moti është herë me diell dhe herë me shi, unë mundohem të përshtat veshje të cilat të jenë me ngjyra, por edhe jo shumë të holla, sikurse është ky komplet; këmishë dhe xhaketë kamoshi nga Cavalli Class. Kjo markë më pëlqen kryesisht për dizajnet dhe materialin cilësor që ofron, ndaj kam zgjedhur ta kem në dyqan, por edhe në gardërobën time. Kjo lloj këmishe është disi ekstravagante, ndaj edhe unë kam zgjedhur t’ia përshtat këto syze “të çmendura” të Fendit. Siç e shikoni, nuk mungon as çanta ime e preferuar e Chloe. Alergjia këto ditë po më çmend, prandaj preferoj të mos i heq syzet gati gjithë ditën . Ndoshta kjo është një ndër arsyet pse pranvera nuk është stina ime e preferuar. Gjatë ditës, mundohem që krahas punës të organizoj edhe takime, për të qenë koherente me punët e mia edhe në media.

Photography Geljant Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: