Beauty Tips Fillimi

Si të përshtatet lëkura juaj me periudhën e vjeshtës

06/09/2018

Me ndryshimin e stinëve, edhe lëkura jonë nis periudhën e tranzicionit. Nuk do të ketë më ditë me shumë lagështirë dhe orë të gjata të ekspozuara në diell. Me afrimin e vjeshtës, do të përballemi me buzë të plasaritura, lëkurë të thatë dhe të acaruar etj. Sado dëshpëruese të duket kjo situatë, kemi ende mundësi për të vepruar dhe për të parandaluar që ndryshimet e stinës të prishin ekuilibrin e lëkurës sonë.

Gjëja e parë që vihet re gjatë kësaj kohe është humbja e njëtrajtshmërisë së lëkurës, gjë që ndodh për shkak të ikjes së nxirjes nga dielli. Zgjidhja e duhur për këtë problem është eksfolimi, si në shtëpi, ashtu edhe nëse e bëni te dermatologu. Mos eksfolioni vetëm trupin, por përpiquni t’i kushtoni vëmendjen e duhur edhe fytyrës dhe buzëve. Në këtë mënyrë, do të keni lëkurë të shëndetshme në çdo stinë.

Filloni të përdorni një serum që do ta ndihmojë lëkurën tuaj ta kalojë sa më mirë periudhën e tranzicionit dhe do të reduktojë dëmet që ajo ka pësuar gjatë verës.

Gjëja më e rëndësishme gjatë vjeshtës është sasia e kremit hidratues që do të përdorni. Meqenëse moti do të vijë duke u freskuar, duhet ta ndryshoni kremin hidratues e ndoshta të merrni një më të trashë. Kushtojini vëmendje edhe zonës së syve, sepse ajo është shumë delikate dhe herë pas here përdorni maska sysh për qetësi.

Përveç eksfolimit, mos harroni ta ushqeni lëkurën edhe gjatë stinës së freskët dhe gjithashtu mos harroni ta mbroni atë nga dielli. Ah, po, dielli nuk na ndahet 365 ditë të vitit. Paçka se ai nuk është shumë i fortë gjatë stinës së vjeshtës dhe asaj të dimrit, mos dilni asnjëherë nga shtëpia pa vendosur një SPF. Zgjidhni një krem me SPF 30 edhe gjatë ditëve me re, sepse rrezet e diellit depërtojnë në lëkurën tuaj edhe atëherë, pavarësisht se ju nuk e kuptoni.

 

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: