Beauty Tips Fillimi

Si të kuroni problemet sezonale të lëkures

04/04/2018

Me ardhjen e pranverës, jeta bëhet më e bukur, sepse u gëzohemi ditëve më të gjata dhe veshjeve më të bukura, pasi më në fund, heqim rrobat e trasha deri në dimrin e ardhshëm. Ndonëse është një stinë fantastike, pranvera vjen edhe me problemet e saj, siç janë për shembull ato të lëkurës. Në muajin prill, fytyra ka probleme, si: tharje, skuqje, yndyrë, poret bëhen më të dukshme dhe shpesh shfaqen edhe puçrra në zona të pazakonta. Personat që kanë fytyrë të yndyrshme fillojnë të kenë një lloj tharjeje të fytyrës, e cila shpesh shkakton edhe dhimbje. Të njëjtën ndjesi, ata e përjetojnë edhe në zonat e duarve dhe të këmbëve.

Cila është zgjidhja për këto probleme?

Nisni një regjim më të rreptë për kujdesin e lëkurës, i cili përfshin:

 

* Larjen e fytyrës dy herë në ditë me një pastrues që përmban 0% alkool dhe paraben;

* Makijazhin e syve dhe të buzëve duhet ta hiqni me ujë Micellar të përshtatshëm për llojin e lëkurës suaj. Përdoreni edhe në zonën e qafës, sepse ndonjëherë, kur lajmë qafën, lagim edhe rrobat që kemi veshur;

* Eksfolioni fytyrën dy herë në javë dhe trupin një herë në javë. Nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme, është e rëndësishme të përdorni eksfoliues kremoz, ndërsa nëse keni lëkurë normale, përdorni skrab. Skrabi mund ta acarojë dhe ta skuqë lëkurën e ndjeshme, ndaj ne sugjerojmë gjithmonë përdorimin e një eksfoliuesi të butë për lëkurat e ndjeshme;

* Përdorni maskë fytyre dy herë në javë, që ta ushqeni lëkurën e saj;

* Përdorni krem trupi pas çdo banje;

* Mbani krem duarsh me vete kudo ku shkoni dhe përdoreni disa herë gjatë ditës.

* Përdorni krem hidratues dy herë në ditë. Gjatë stinës së pranverës, lëkura ka nevojë për shumë hidratim, kështu që pini edhe më shumë ujë.

 

Shikoni më poshtë produktet e zgjedhura të kujdesit të lëkurës:

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Nga Enxhi Tufina

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: