Beauty Tips Fillimi

Si të keni një pamje të freskët në Verë

12/05/2018

Ndonjëherë nuk e durojmë dot kremin pudër dhe as kremin hidratues, sepse fytyra djersit shumë nga vapa, sidomos gjatë  stinës së verës. E po, ka gjithmonë një zgjidhje për çdo problem, dhe ne mendojmë se edhe kjo mund të shmanget, nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë:

 

  1. Applikoni SPF and krem hidratues

Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të hidratoni fytyrën pasi ta keni larë atë. Gjatë verës, kremi hidratues duhet të jetë miku juaj më i mirë. Përdorni një krem të lehtë, me përmbajtje SPF-je, që të jetë më e lartë se 15 dhe përdoreni në të gjithë fytyrën dhe zonën e qafës. Pastaj aplikoni primer-in, sepse ai ndihmon për ta mbajtur makijazhin të freskët.

  1. Përdorni korrektor

Korrektorin përdoreni vetëm nëse keni nevojë për pjesën poshtë syve dhe në vendet ku mund t’ju skuqet fytyra. Ngjyra e korrektorit duhet të jetë më e lehtë se ngjyra e lëkurës suaj.

  1. Përdorimi i kremit pudër

Përpiquni të përdorni më pak krem pudër, sidomos gjatë stinës së verës. Përdoreni në katër vende, ose më mirë akoma, caktoni katër pika: një në qendër të ballit, nga një në çdo faqe dhe një në fund të mjekrës.

  1. Përdorni ngjyrë për faqet dhe pudër

Nëse doni t’i shtoni një ngjyrë rozë të lehtë faqeve, përdorni një pudër kremoze për to. Pastaj mund të vazhdoni me pudrën e zakonshme, që pas saj të përdorni nxirësin, i cili jemi të sigurt se do të ketë shkëlqim. Përdorni pudër mat në pjesën qendrore të ballit, poshtë syve, poshtë anëve të hundës, në majë të hundës dhe drejt mollëzave.

  1. Bronze

Ju mjafton një furçë e madhe dhe një nxirës për ta përdorur në të gjithë fytyrën. Po, në të gjithë fytyrën! Mos u shqetësoni aspak për këtë, sepse nxirësi është veprimi i fundit dhe ju siguron që pamja juaj të jetë e përkryer.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: