Beauty Tips Fillimi

Si e ka hallin ky kremi pudër?

27/03/2018

Dermatologët këshillojnë aplikimin e kremit hidratues para se të vendosim kremin pudër. Ne ndoqëm këshillën e tyre dhe bëmë të njëjtën gjë. Procesi është shumë i thjeshtë.

  1. Pastroni fytyrën;
  2. Aplikoni kremin hidratues;
  3. Aplikoni kremin pudër ose pudrën;
  4. Vazhdoni me pjesët e tjera të fytyrës, për të përfunduar rutinën e përditshme të makijazhit.

Por, ndodh që ndonjëherë nuk mbetemi të kënaqura, sepse vëmë re që kremi pudër nuk qëndron mirë në fytyrë. Kjo gjë na mërzit, sepse lëkura nuk duket e gjitha njësoj.

Menjëherë, ia vëmë fajin kremit pudër, kur në fakt është e kundërta: fajin e ka kremi hidratues. PO, kremi hidratues! E në këtë rast, jo pikërisht produkti, por koha që lëmë të kalojë mes aplikimit të tij dhe aplikimit të kremit pudër. Sa herë që aplikojmë kremin hidratues, duhet ta lëmë të përthithet mirë nga lëkura, pastaj të vendosim kremin pudër. Pikërisht këtu qëndron i gjithë problemi.

Çfarë të bëni?

  1. Pasi të keni përdorur kremin hidratues, lëreni për disa minuta derisa lëkura ta përthithë plotësisht. Ndërkohë, ju mund të bëni penelin, të rregulloni flokët, etj.
  2. Nëse vini re se keni vendosur më shumë krem hidratues sesa duhet, merrni një pecetë dhe fshijeni kremin e tepërt.

 

Pavarësisht se në treg ka shumë produkte që mund të përdoren për të rregulluar makijazhin, si primer-i ose fiksueset e tualetit, ne jemi të vetëdijshme se jemi aq të zëna me punë, saqë nuk kemi kohë të mjaftueshme për të gjitha, dhe mjaftohemi vetëm me përdorimin e kremit hidratues dhe kremit pudër.

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: