Beauty Tips Fillimi

Shndërrimet më të famshme të personazheve në filma

24/03/2018

Shpesh, pjesa më e bukur e një filmi është ajo e shndërrimit total të një personazhi. Ajo skenë na bën të kuptojmë fuqinë e së bukurës. Nga një makijazh i ri te një ndryshim i modelit të flokëve, nga ndryshimi i stilit në veshje te kombinimi i aksesorëve, nuk ka asnjë dyshim që ndryshimi në pamjen e jashtme është pjesa që na pëlqen më shumë te shndërrimi i një personazhi filmi. Skenat më të mira, ose më mirë të themi më të famshme të shndërrimit të personazheve, kanë ndodhur në filmat për adoleshentë, shembujt më të mirë të të cilëve janë: “Grease”, “Clueless”, “The Princess Diaries”, “Mean Girls” etj., megjithatë askush mund të harrojë shndërrimin e Vivianit te “Gruaja më e bukur” (Pretty Woman), shndërrimin total të Andit te “Djalli vishet me Prada” (The Devil Wears Prada) dhe sidomos shndërrimin e dados më të pëlqyer të të gjitha kohëve, zonjës Doubtfire.

Në disa skena, ndryshimi i mënyrës së të bërit makijazh ose edhe thjesht makijazhi i parë i një personazhi, kanë ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Makijazhi na ndihmon të nxjerrim në pah tiparet tona më të mira, si edhe të fshehim ato tipare që nuk na pëlqejnë. Ndonjëherë, edhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve apo prerja e ballukeve mjaftojnë për të bërë një shndërrim.

Më poshtë mund të shihni shndërrimet më të famshme të personazheve të filmave, që me siguri do t’ju bëjnë ta kaloni fundjavën para televizorit, duke riparë filma që mendonit se i kishit harruar.

 

  1. Clueless

 

 

2. Grease

 

 

3. Legally Blonde

 

 

4. Maid in Manhattan

 

 

5. Mean Girls

 

 

6. Mrs. Doubtfire

 

 

7. My Big Fat Greek Wedding

 

 

8. My Fair Lady

 

 

9. Never Been Kissed

 

 

10. Pretty Woman

 

 

11. Romy and Michele’s High School Reunion

 

 

12. St. Trinian’s

 

 

13. The Devil Wears Prada

 

 

14. The House Bunny

 

 

15. The Princess Diaries

 

 

16. Cinderella

 

 

17. Miss Congeniality

 

 

18. She’s the Man

 

Shkruar nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: