Fashion Fillimi

Shapkat me gisht

31/05/2018

Trendi që u kthye në një fenomen të vërtetë do të jetë prezent edhe për verën e vitit 2018. Shapkat me gisht ishin shumë në modë në vitet `90 dhe janë rikthyer fuqishëm këtë vit, sepse kompani të mëdha mode, si Michael Kors, Marc Jacobs, Fenty Puma etj., i mbushën pasarelat me modele që kishin veshur shapka me gisht. Por veçantia e këtij sezoni është që nuk do të shihni shapkat me gisht tradicionale njëngjyrëshe. Ka ardhur koha t’i ktheni ato në zgjedhjen ideale për të dalë. Mund t’i zgjidhni me zbukurime nga më të ndryshmet, por edhe me taka, sikundër i pamë në koleksionin e Fenty Puma Pranverë/Verë 2018.

Edhe pse ky trend nuk është përqafuar ende nga të gjithë, askush nuk mund ta mohojë faktin që shapkat me gisht janë shumë të rehatshme dhe mund të kombinohem me gjithçka. Stilistët na tregojnë se shapkat me gisht mund të vishen me një fustan të bukur, me kostum sportiv, por edhe me një fustan të ngushtë. Kjo na bën të mendojmë: a jemi ne gati për t’i veshur shapkat me gisht, që dikujt mund t’i duket një zgjedhje qesharake, edhe me veshje serioze?

Paçka se dikujt mund t’i duket qesharake, ngado që të ktheni kokën do të shihni vitrina dyqanesh të mbushura me shapka me gisht të ngjyrave dhe dizajneve të ndryshme. Edhe nëse doni t’i blini online, kompanitë që i shesin aty mallrat e tyre, i kanë mbushur faqet me shapka me gisht. Në fakt, në verë rehatia është ajo çka na nevojitet më shumë dhe sidomos kur rriten temperaturat duam që këmbët të ajrosen sa më shumë. Pra, në këtë këndvështrim, shapkat me gisht na shpëtojnë. Nëse keni ende dyshime për suksesin e tyre këtë verë, ne po ju tregojmë disa modele shapkash me gisht, siç i kemi parë në pasarelat e koleksioneve Pranverë/Verë 2018.

 

Chantel Febus

 

Dion Lee 

 

 

Fenty Puma

 

 

Fenty Puma

 

 

Fenty Puma

 

 

Isa Arfen

 

 

Marc Jacobs

 

 

Marc Jacobs

 

 

Marco de Vincenzo

 

 

Mary Katrantzou

 

 

Mary Katrantzou

 

 

Michael Kors

 

 

Michael Kors

 

 

Michael Kors

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: