Diary Fillimi

Sekreti im për të humbur peshë

27/07/2020

Shumë njerëz më kanë pyetur se si ia dola që humba gjashtë kilogramë në një vit dhe mendova të ndaja eksperiencën time në këtë postim, me idenë se do t’u vijë në ndihmë shumë vajzave.

Shkarkova aplikacionin My Fitness Pal, i cili mat kaloritë për të cilat ka nevojë trupi në një ditë, gjithmonë pasi vendoset pesha që ju doni të arrini. Ky aplikacion ndihmon në ekuilibrimin e karbohidrateve dhe proteinave që i nevojiten trupit.

Ndoqa programin “kalorie deficit”. Nëse ka një maksimum kalorish për të cilat ke nevojë në ditë, sigurohesh që të reduktosh kaloritë e tepërta. Nuk është nevoja të ndjekësh një dietë të caktuar. Mund të hash tri ose më shumë herë në ditë, mjafton që të ruash ekuilibrin e sasisë së kalorive që do të djegësh. Nëse doni të keni sukses, është shumë e rëndësishme që ky regjim të shoqërohet me ushtrime kardio.

Unë arrita të humbisja 400-500 kalori në ditë duke bërë kardio në mëngjes dhe ruajta balancën prej 1000-1100 kalorish, duke ngrënë si duhej. Sa herë që e teproja ndonjë ditë, ditën tjetër sigurohesha që të haja më pak.

Regjimi im ushqimor konsiston kryesisht në proteina.

  • Për mëngjes ha vezë me proshutë, djathë me feta dhe një fetë bukë të thekur, dhe lëng frutash të shtrydhur.
  • Për të ruajtur ekuilibrin e peshës fillova edhe një regjim të përhershëm dhe u sigurova që të ushqehesha vetëm brenda një intervali kohor prej tetë orësh. Pas një mëngjesi të plotë rreth orës 11:00-12:00, për drekë konsumoja gjëra të lehta si avokado, bajame ose fruta.

Courtesy

  • Darkën e haja gjithmonë rreth orës 6:30-7:30 të mbrëmjes dhe ajo ishte një darkë e plotë, e përbërë nga peshk me sallatë ose patate të ëmbla; pulë me sallatë dhe patate të ëmbla; ose pulë me oriz kaf. Ndonjëherë haja edhe filetë viçi ose filetë salmoni me pure me karota ose sallatë. Kryesisht, ushqime me proteina.
  • Kur më hahej ëmbëlsirë, përgatitja ndonjë smuthi me banane, kakao dhe qumësht bajameje. Ndonjëherë, i shtoja “shake” me proteina dhe më pëlqente të haja edhe ndonjë çokollatë të zezë. hera-herës.
  • Çaji më ndihmoi shumë dhe pija konsiderueshëm gjatë ditës, kryesisht çaj jeshil ose çaj xhenxhefili.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: