Beauty Tips Fillimi

Sekreti im për flokë të shëndetshëm

13/04/2019

Unë i kam kushtuar gjithmonë vëmendjen e duhur kujdesit për trupin, fytyrën dhe flokët. Në shumë nga artikujt që kam postuar më parë, kam ndarë me ju produktet që përdor për të pasur fytyrë dhe flokë të shëndetshme dhe të ushqyera mirë. Rrallë kam shkruar për produktet që përdor për flokët, por më në fund vendosa të ndaj edhe sekretet e mia për të pasur flokë të bukur dhe të shëndetshëm.

Pas dushit, unë përdor gjithmonë Lotion P50 Capillaire nga marka Biologique Recherche, i cili është zgjedhja e përsosur për pastrimin e skalpit dhe njëherazi i jep jetë flokut tim.

Ju mund ta gjeni produktin tek @Faceologytirana

 

Sa i përket shampos dhe maskave të flokut, unë prej disa kohësh i besoj markës Kerastase dhe jam shumë e kënaqur me rezultatin e flokut pas larjes dhe pas aplikimit të maskës. Floku im është i butë dhe i ushqyer mirë.

Ju mund ti gjeni produktet tek Nobis Beauty

 

 

Gjatë vjeshtës dhe pranverës, unë përdor serumin Keratine Forte nga Biocyte Cosmetic, që floku im të rritet i shëndetshëm, por ky serum është i shkëlqyer edhe për parandalimin e rënies së flokut. Unë e përdor për një periudhë dy-tre mujore dhe e konsideroj produktin ideal për të gjitha ato vajza që i kanë kaluar të njëzetat.

 

Për majrat përdor Kérastase Elixir Ultime, i cili ka funksionin e vajit të flokut dhe njëkohësisht parandalon dëmtimin e flokut nga përdorimi i vazhdueshëm i piastrës ose tharëses.

Ju mund ta gjeni produktin tek Nobis Beauty

 

Gjatë verës, më pëlqen të përdor Moroccanoil Treatment. Këtë produkt e marr gjithmonë me vete kur shkoj me pushime, sepse më pëlqen shkëlqimi që ai i jep flokut tim.

 

Nëse më duhet të marr pjesë në evenimente të rëndësishme dhe dua që floku im të ketë volum maksimal, përdor gjithmonë shkumën Volume Enhancing Foam, që më jep volumin e flokëve që dua.

Ju mund ta gjeni produktin tek  @Faceologytirana

 

Para se të bëj dush, dy herë në javë unë përdor Oil Combination Hair Treatment, nga ADA Herbs, i cili ndihmon në rigjenerimin e flokut. E lë vajin të veprojë në flokë për 30 minuta deri në një orë, sepse dua që floku ta përthithë mirë vajin.

Ju mund ta gjeni produktin tek  ADA HERBS

 

Përveç trajtimeve që u bëj flokëve nga jashtë, unë dy herë në vit përdor suplementin Dietary nga Phyto, i cili ndihmon në forcimin dhe rritjen e shpejtë të flokut. Këto kapsula nuk i bëjnë asnjë dëm organizmit, pra, nuk japin shqetësime në stomak dhe unë i përdor për një periudhë dy-tre mujore dhe kryesisht në stinën e vjeshtës.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: