Diary Fashion Fillimi

Sandalet me taka më të preferuara

26/07/2019

Këpucët dhe sandalet me taka janë pika ime e dobët. Më duket sikur në njëfarë mënyre ato i japin çdo femre pamje më sensuale dhe pa dyshim që e vënë atë në qendër të vëmendjes.

Gjithmonë kam mbajtur taka, por nuk jam nga ato që fiksohen vetëm pas takave shumë të larta. Për shembull, gjatë ditës, tani zgjedhja ime e parë janë shapkat me takë. Ato kanë ekzistuar prej qindra vitesh, por vitet e fundit trendi i tyre është rikthyer fuqishëm dhe tani shohim që po i veshin pothuajse të gjitha.

Shapkat e mia të preferuara me takë, ato që më pëlqen t’i vesh çdo ditë janë: të zezat nga Giuseppe Zanotti; Vinyl Logo Snake-Print nga Versace, që janë shumë moderne; dhe ato me takë rozë nga LPA x Raye Cara.

Giuseppe Zanotti Black Nappa 70 Mules

 

Versace Vinyl Logo Snake-Print Mules

 

LPA x Raye Cara Heel

 

Për në mbrëmje, më pëlqejnë shapkat e bardha lëkurë nga Gianvito Rossi. Për raste të veçanta, vesh takat e larta nga Saint Laurent. Sandalet me taka që më pëlqejnë më shumë janë sandalet me rripa nga YSL (Cassandra) dhe sandalet Opyum në ngjyrë floriri.

 

Gianvito Rossi White Alise Leather Mules

 

Saint Laurent Cassandra Ysl Strappy Sandal

 

YSL OPYUM sandals with gold-toned heel in smooth leather

 

 

Kur udhëtoj, më pëlqen të marr me vete sandalet me taka në nuancë nude nga Stuart Weitzman, sepse janë shumë të rehatshme dhe mund t’i kombinoj me gjithçka.

Stuart Weitzman Suede Nude Heels

 

Blerja ime e fundit dhe ajo me të cilën jam dashuruar, janë sandalet me takë të lartë, transparente, nga Prada, të cilat kur i vesh, më duket sikur po jetoj në vitet `90.

Prada Pin Heel Transparent Sandals

 

Gjithashtu, më pëlqejnë shumë edhe sandalet e bardha nga Bottega Veneta, të cilat mezi pres t’i vesh.

Për një pamje më të guximshme ose kur dua të eksperimentoj me stilin, më pëlqen të vesh sandalet me rripa “Zip Tie” nga Off-White ose ato me taka të larta dhe me rripa, “Logo-laced”, nga Balenciaga, që janë më sportive.

Off-White Zip Tie Striped Sandals

 

Balenciaga Logo-laced wrap-around high-heeled sandals

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: