Beauty Tips Fillimi

Rimelet më të mira të të gjitha kohëve

23/10/2018

Që kur ishim të vogla dhe shikonim mamatë duke bërë makijazhin, aplikimi i rimelit ishte një nga proceset që na pëlqente më shumë, sepse ndryshimi i qerpikëve sapo vihej rimeli, binte në sy menjëherë. Kështu, ne donim të ishim si ato, të kishim qerpikë të gjatë e të bukur dhe përpiqeshim t’i lyenim vetë sytë me rimel, shpesh duke përfunduar në një pamje qesharake, sepse nuk dinim ta përdornim. Më pas, duke u rritur përdorimi i rimelit na u bë fiksim dhe filluam të kërkonim rimelin e duhur, atë që do të na jepte qerpikët e përsosur. Por sado që kërkonim, kuptuam se përdorimi i rimelit ndryshon shumë nga njëra femër te tjetra. Ato që i kanë vetë qerpikët të gjatë janë me fat, sepse mund të përdorim çfarë rimeli të duan dhe prapë duken shumë bukur.

Ditët e sotme ka qindra e mijëra lloje rimlei që na falin qerpikë të gjatë dhe të plotë, madje mund të zgjedhësh t’i blesh të lirë, ose të shtrenjtë, si të duash ti. Gjithçka varet nga shija apo njohuritë për një produkt ose markë të caktuar.

Përfitimi që ke kur provon lloje të ndryshme rimelesh është që në një moment të caktuar, vetëm duke parë formën e furçës, ti arrin të kuptosh se cili është rimeli i duhur për qerpikët e tu, ai që do t’u japë atyre volumin, gjatësinë dhe formën e dëshiruar.

Sado të përpiqemi, makijazhi ynë nuk është asnjëherë i plotë pa përdorur rimelin. Për këtë arsye, ne ju kemi përzgjedhur rimelet më të mira të të gjitha kohëve. A e gjetët rimelin tuaj në listën tonë? Nëse jo, ju këshillojmë të zgjidhni një prej tyre dhe ju këshillojmë se nuk do t’ju zhgënjejë.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: