Fillimi Style

Reminiscing 50′ Shapes!

17/10/2017

Në këtë shërbim fotografik jam vetvetja në të gjitha kuptimet. Në moshën 18-vjeçare, zbulova stilin tim të vërtetë dhe njëherazi, atë që më përshtatej më shumë. Ishte stili “Pinup” i viteve `50: femra klasike dhe fatale “Pinup”, me forma të lakuara dhe me një “signature makeup”, siç e shihni edhe në fotografi. Ato ikona më kanë frymëzuar gjithmonë dhe janë ideali im për femrën. Madje, do të kisha dashur shumë të jetoja në ato vite, pasi mendoj se shpirti im aty përket, dhe për këtë gjë do të flas më shumë në videon që do të postohet së shpejti dhe që mezi pres ta ndaj me ju.

Rrobat e banjës me këto forma, janë të preferuarat e mia dhe poshtë çdo fotografie do të mund të gjeni dhe markat, duke qenë se nuk janë të thjeshta për t’u gjetur. Në këtë shërbim fotografik, doja të krijoja vërtet gjendje, një gjendje ëndërrimi, një gjendje frymëzimi, një gjendje të kthimit pas në kohë.

Fotot e shprehin shumë mirë, por videoja që do të postohet në kanalin tim në Youtube, do të jetë edhe më shumë shprehëse, ndaj mos harroni, më ndiqni.\

 

 

Swimsuit Norma Kamali, Net-a-Porter (www.net-a-porter.com)

 

 

 

Swimsuit Lisa Maria Fernandez, Net-a-Porter (www.net-a-porter.com)

 

 

 

 

Jumpsuit Pink , Reformation (www.thereformation.com)

 

 

Swimsuit, DVF at Delirium Shop (@delirium.shopalbania)

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: