Beauty Tips Fillimi

Produktet më të domosdoshme gjatë Javës së Modës

02/10/2019

Prej shumë vitesh tashmë, Java e Modës në Paris dhe Java e Modës në Milano janë kthyer në një angazhim serioz, sepse unë kam një axhendë mjaft të ngjeshur dhe duhet të sigurohem që të shkoj në çdo sfilatë apo prezantim. Endja sa në një sfilatë në tjetrën kërkon shumë kohë dhe energji, prandaj, kur shkoj në Javën e Modës në Milano, unë marr gjithmonë me vete një “Survival Kit” (çantë me produktet më të domosdoshme), që të mos shqetësohem për asgjë në lidhje me lëkurën.

Çanta me produktet më të domosdoshme, që unë marr me vete në Javën e Modës përbëhet nga:

  1. Produkte për pastrimin e fytyrës

Për një fytyrë të bukur dhe të freskët, duhet të ndjekim një rutinë të përhershme për kujdesin e lëkurës, e cila nis me një pastrim të mirë. Unë e nis ditën me Lait VIP 02 nga Biologique Recherche dhe me locionin tim të preferuar P50, gjithashtu nga Biologique Recherche.

Biologique Recherche Lait VIP O2

 

Biologique Recherche P50 Lotion

 

2. Produkte për eksfolim dhe fiksues

Për eksfolimin e fytyrës unë përdor Elemis Superfood Blackcurrant Jelly Exfoliator, që është në formën e skrabit.

Duke qenë se gjatë gjithë ditës shkoj sa nga një sfilatë në tjetrën dhe nuk kam shumë kohë të rifreskoj makijazhin, e kam gjetur zgjidhjen duke përdorur fiksuesin Elemis Superfood Kefir-Tea Mist.

Elemis Superfood Blackcurrant Jelly Exfoliator

 

Elemis Superfood Kefir-Tea Mist

 

3. Vitaminë C

Të gjithë ata që më njohin, e dinë se sa e fiksuar jam me Vitaminën C, sepse ajo i jep shumë përfitime lëkurës. Produkti im i preferuar me Vitaminë C është serumi Teoxane Vitamin C.

 

 

 

Gjithashtu, përdor serumin Phloretin CF nga SkinCeuticals.

 

  1. Maska fytyre

Gjatë Javës së Modës unë përdor maskën Dermastir Hyaluronic Invisible Mask, që i fal shumë shkëlqim fytyrës.

Dermastir Hyaluronic Face Mask Invisible

 

Një maskë tjetër që më pëlqen, është Elemis Superfood Berry Boost Mask, të cilën e përdor dy-tri herë në javë, përpara se të bie për të fjetur.

Elemis Superfood Berry Boost Mask

 

5. Produkte për zonën e syve

Unë përdor gjithmonë Pro Collagen Hydra Gel Eye Mask nga Elemis, që ndihmon në reduktimin e rrudhave rreth zonës së syrit.

Pro Collagen Hydra Gel Eye Mask from Elemis

 

Gjithashtu, përdor edhe serumin e Dermastir Twisters, që ndihmon në reduktimin e rrudhave rreth buzëve, por edhe rreth syve.

Dermastir Twisters Serums

 

  1. Krem nate

Për natën, përdor kremin Advanced Filler Anti-Wrinkle nga Teoxane.

 

Foto i përkasin firmave përkatëse

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: