Beauty Tips Fillimi

Produktet e Bukurisë Pranverë/Verë 2018

07/04/2018

Ndërkohë që stina e pranverës na ndryshon humorin, duke na bërë më të lumtur dhe me më shumë energji, ajo është edhe koha e duhur për të luajtur me ngjyrat dhe për të eksperimentuar me pamjen. Shumë marka të njohura kanë prezantuar koleksionet e reja të produkteve të bukurisë dhe tani duhet që ne të bëjmë tonën një aromë të re florale ose ngjyra të reja për hijet e pjesës së syve. Me qindra produkte që janë hedhur në treg për vitin 2018, Rebel Heart ka zgjedhur ato që mund t’ju vijnë më në ndihmë për të plotësuar koleksionin tuaj të bukurisë për stinën e nxehtë.

Aromat

Me ndryshimin e stinëve, duhet të ndryshojnë edhe aromat, sepse pranvera kërkon aroma delikate dhe ne mendojmë se një aromë luleje është gjithmonë zgjedhja e duhur.

Coach Floral

 

 

Dolce & Gabbana Dolce Garden

 

 

Gucci Bloom Acqua Di Fiori

 

 

Tom Ford Eau de Soliel Blanc

 

 

 

Kujdesi për lëkurën

Stina e pranverës kërkon një kujdes të veçantë për lëkurën, sepse dielli sa vjen dhe bëhet më i nxehtë dhe një krem me SFP të lartë e mbron më së miri lëkurën tuaj. Gjatë kësaj stine, mos harroni të përdorni edhe kremin hidratues, sepse lëkura duhet të jetë e hidratuar në çdo kohë. Filloni të bëni më shumë maska fytyre dhe ta eksfolioni atë më shpesh.

Bliss Triple Oxygen Energizing Vitamin C Cream

 

 

Nuxe Aquabella Micro-Exfoliating Purifying Gel

 

 

Ole Henriksen Truth Serum Collagen Booster

 

 

Origins Original Skin Cleansing Makeup Removing Jelly With Willowherb

 

 

Supergoop! Unseen Sunscreen SPF 40

 

 

Vit C Energising Sheet Mask by Rodial

 

 

 

Makijazhi

Blerja e produkteve të makijazhit është gjithmonë pjesa më e bukur, sepse në pranverë dalin edhe produktet më të mira e më të bukura. Ka prej tyre që vetëm kur u sheh paketimin, do t’i blesh menjëherë. Gjatë pranverës duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje pjesës së syve, kështu që hijet për sytë dhe penelet shumëngjyrësh duhet të jenë në krye të listës së blerjeve. Kur vjen puna te buzët, ngjyrat e ndezura si roza, portokallia dhe lejlaja duhet t’i keni më shumë parasysh. Mos ngurroni të përdorni ngjyra nga më të ndryshmet, sepse rezultati final do të jetë i mrekullueshëm dhe do të bini shumë në sy. Ndërsa për sa i përket zgjedhjes së kremit pudër, blini atë për të cilin, pasi ta përdorni, të gjithëve do t’u duket sikur nuk keni vënë fare krem pudër në fytyrë.

Cherry my Cheri Palette, L’Oréal Paris

 

 

Distortion Palette, Urban Decay

 

 

 

Eye Sugar Palette, Lancôme

 

 

Giorgio Armani Face Fabric Foundation

 

 

Lancôme Skin Feels Good Hydrating Skin Tint

 

 

Life’s a Festival, Too Faced

 

 

Urban Decay x Kristen Leanne Daydream Eyeshadow Palette

 

 

YSL Beauty Couture Palette Collector Pop Illusion

 

 

 

Thonjtë

Në një prej postimeve tona të fundit, ne theksuam se gjatë stinës së pranverës, këtë vit nuk duhet të ketë kufij për sa i përket trendeve të thonjve, megjithatë sugjerimi ynë është që të mbani thonj me gjatësi mesatare dhe me ngjyra pastel.

Chanel Le Vernis Longwear Nail Colour in Nuvola Rosa

 

 

Louboutin neon nail polishes

 

 

 

Flokët

Me siguri që deri tani keni bërë shumë eksperimente me flokët. Ne mendojmë se për pranverë do t’ju duhej një prerje e re dhe më shumë kujdes për flokët. Dielli nuk ju dëmton vetëm lëkurën, por edhe flokët tuaj.

Bb. Scalp Detox

 

 

Nutritive Encapsulate NEXXUS

 

 

Professionnel Série Expert Solar Sublime, L’Oréal

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: