all Style

PLAYGROUND LOVE

04/12/2015

Shpeshherë na ndodh që një film, një libër apo dhe një këngë, të kthehet në frymëzim për mënyrën se si ne i shohim gjërat dhe se si duam t’i imagjinojmë ato. Unë, sa herë që kombinoj një veshje, e shoh më thellë sesa një kombinim, e shoh si një art që shpaloset në trupin tim duke treguar diçka mbi mënyrën sesi jam ndier. Nuk e di nëse kjo ju ndodh dhe juve, por që në moshë të vogël, filmat më kanë bërë shumë për vete dhe shpeshherë, kur vishem më vjen në mend diçka nga një film, nga një videoklip apo edhe një personazh libri të cilin e kam imagjinuar shpesh dhe futem shumë brenda rolit… ndoshta këtu ka të bëjë edhe fakti që jam shenja e Binjakëve. Vendosa që në këtë shërbim fotografik të mbaja veshur një fustan të Diane Von Furstenberg, të cilën sa herë e kujtoj, më sjell ndër mend vitet `70, që rrjedhimisht i lidh me filmin “Virgin Suicide” që më ka impresionuar shumë kur e kam parë dhe menjëherë më erdhi në mend kënga e filmit, e cila quhet “Playground Love”. Është magjike mënyra sesi këngët ndikojnë më pas në mënyrën sesi i kombinoj veshjet dhe çdo mëngjes dëgjoj muzikë për t’u frymëzuar dhe për ta parë botën më bukur. Po kështu bëra edhe në kombinimin e veshjes me Diane Von Furstenberg, nga koka te këmbët. Perëndimin e diellit e kam zgjedhur jo krejt rastësisht, jo vetëm sepse shkonte me veshjen dhe stilin, por sepse ky fustan romantik shkon me këtë moment të ditës të cilin zakonisht unë e kaloj duke lexuar një roman dashurie.

Photography: Endrit Mertiri

Makeup: Suela Cangu

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: